Pyetje per mjekun

Question

Pershendetje Dok, kam nje pyetje deri tek ju, ka ca dite qe kam ndjenje djegjeje ne gjoks, mirepo para saj kisha problem me lukthin nje dite pasi kisha ngrene shume dhe pas saj volla, dhe u lehtesova, mirepo pas asaj dite fillova te ndjeja djegje ne gjoks dhe dhimbje ne shpine dhe krahe, mos jet kjo nga lukthi dhe aciditeti sepse kam pasur edhe me heret problem me aciditetin, sepse kur ha shpesh me ndodh te kem mundim ne lukth dhe aciditet te shtuar. A eshte kjo nga lukthi ose dicka tjeter sepse jam e shqetesuar shume, a do kaloj vetvetiu ose ti drejtohem mjekut, sepse esht hera e pare qe me ndodh kjo, kisha edhe disa dite djegje por kaloi per nje dite, tash me eshte shfaqur i njejti problem prap sot.

Answer ( 1 )

    0
    2019-07-20T18:08:22+00:00

    Pershendetje

    Djegia ne kraharor e perhapur ne pjesen midis shpines Duke u bazuar ne te dhenat e juaja ka te beje me hiperaciditetin e stomakut (mundet nje reflux esofageal).

    Per mua duhet te:
    – filloni antacid 2 ore pas ngrenies (syr.Bells Antacid Mixture, 3×1 luge gjelle)
    – caktoni nje takim me gastrohepatologun, dhe te beni fibrogastroskopine per te konfirmu diagnozen

    Kjo kalon pas nje mjekimi te mire dhe ndryshimeve ne diete.

    Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese keni ndonje pyetje tjeter.

Lër një Përgjigje