Pyetje rreth analizave

Question

Pershendetje
Sot kam marre pergjigjen e disa analizave dhe me rezulton ESR shume e larte 76, dua te shtoj qe jam ne muaj te 9 te shtatzanis.Po e bashkangjis me foto te gjithe rezultatin e analizave

Faleminderit !

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-15T11:14:11+00:00

    Pershendetje,

    Se pari, ju uroj per shtatzani e shpresoj qe Zoti do jua beje te mbare deri ne fund.

    Ne lidhje me eritrosedimentin e larte, mund te them se ne pergjithsi, ne nuk e marrim parasysh te grate shtatzane. Kjo sepse per vete shtatzanine, eritrosedimenti del i larte normalisht te grate shtatzane per shkak te shtimit te volumit te gjakut dhe “dembelizimit” te rruazave te kuqe.

    Prandaj, ju keshilloj te mos trembeni, por te vazhdoni konsultat e rregullta me mjekun tuaj obsteter-gjinekolog.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje