Pyetje rreth shtatezanise

Question

Prsh doja te beja nje pyetje Kam dy vite e martuar edhe doja te nisja nje shtatezani
Sot eshte dita e pare e mestruacioneve edhe doja te dija kur mund te provoj te mbetem shtatezene

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-04T08:44:18+00:00

    Pershendetje,

    Per te kuptuar se kur mund te provoni per shtatzani, duhet te dini se veza piqet 12-14 dite para ardhjes se ciklit tjeter. Keto dite jane me te mirat per te tentuar per shtatzani. Pra nese cikli juaj eshte cdo 30 dite, dhe ne dt.3.12 ju kane ardhur periodat (dita e pare) i bie qe nga dita e 14 -18 nga dt.3 te tentoni per femije (i bie nga dt. 17 – 21 dhjetor). Keto llogaritje ndryshojne ne varesi te zgjatjes se ciklit tuaj mujor.

    Nderkohe perdorni acid folic per te rritur shancet per shtatzani apo ato suplementet Pre-conception Vitabiotics derisa te ngelni shtatzane.

    Zoti ju ndihmofte. Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje