Pyetje

Question

Pershendetje ! Jam 18 vjece dhe kam probleme me syte . Me skuqen , me kruhen dhe me lotojne . Kam perdorur nje medikament te quajtur ALCON . A mendoni se kondicioneri e shkakton kete problem te syve ? Ndonjehere edhe i shperlaj me uje me qeteson pak por vazhdon nga pak kruarja e syve .
Ju lutem me ktheni nje pergjigje sepse spo mundemi te shkojme edhe te ndonje mjek per shkak te situates se pandemise .
Me respekte .


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2020-12-12T03:19:49+00:00

    Pershendetje

    Problemet me syrin Jane Pak delikate per faktin se vete syri eshte organ delikat.
    Pra nuk eshte e lehte te japesh mjekim online per syrin per te evituar ndonje efekt negative te mundshem.

    Skuqja dhe kruarje e syve ne menyre te vazhdueshme tregon qe ka nje inflamacion kronik te syve. Ky mund te vije ose nga alergjia ose infeksion I syve.

    Nese syte thahen, probabilisht vjen nga kushtet e ambjentit te jashtem: pluhura, thatesi. Kondicioneri I krijon me se miri keto kishte, pra eshte nje faktor.
    Nderrimi I filtrave Apo pastrimi I tyre, ruajtja e lageshtires se ambjentit ndersa kondicioneri është ne pune, lehteson Pak.

    Per syte, ne rastin tuaj, do ju keshilloja si fillim pastrimi te mire e te vazhdueshme te tyre :
    – Lani me uje te ngrohte e shampoo bebi pa sapun qe nuk djeg syte (1 pjesen shampoo + 5 pjesen uje)
    – shpelani mire, ne fund shpelajeni me caj kamomil
    – pastaj pastroni me pecetat Dacrionet (ne darke)
    – pastaj hidhni 3-4 pika Dacriovisus 3x ne dite)

    Nese gjendja nuk permiresohet, atehere duhet konsulte me okulistin pasi mund te jete me origjine bakteriale e do mjekim me te specializuar.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    P.s. Nese vendosni te konsultoheni me okulistin tani mund te ndiqni ne link me poshte:

    Rezervo një takim me specialistin

Lër një Përgjigje