Qfar terapie te perdor per helicobacter pylori?

Question

Pershendje, jam nje vajze 20 vjeqare, para ca ditesh bera disa analiza dhe me doli helicobacter-i pozitiv, kam degjuar per te ashtuquajturen terapia treshe per luftimin e ketij bakteri, pra nje inhibitor i pompes proteinike dhe dy antibiotike, a ka mundesi te mi tregoni emrat e ketyre barerave, pra cilet jane me funksionalet per trajtimin e saj, e theksoj se pothuajse kurre nuk kam pasur probleme me lukthin apo dhimbje, me perjashtim te nje here qe kisha refluks gastro ezofagial dhe kjo ka ndodhur para ca vitesh, une jetoj jashte shtetit dhe nuk e di gjuhen qe te konsultohem me nje gastroenterolog ketu, andaj ju lutem me ndihmoni

Answer ( 1 )

    0
    2019-07-25T11:08:50+00:00

    Pershendetje,

    Ne fillim doja t’ju kerkoja pergjigjen e analizave ne menyre qe ti shqyrtoj vete rezultatet e tyre.

    Nese aktualisht nuk keni ndonje shenje klinike, atehere vetem 1 cikel terapie ju mjafton. Por me pare duhet te konsultohenin me mjekun gastrohepatolog.
    Ndoshta do ju duhet te beni nje fibrogastroskopi per te percaktu terapine me te pershtatshme.

    Eshte e vertete qe terapie konsiston ne:
    – PPIs (proton pump inhibitors)
    – antibiotic (grupi i penicilinave)
    – antibiotik (chlarythromycin)

    Gjithsesi, duhen te merren parasysh:
    – faktoret e riskut
    – shenjat/simptomat e juaja aktuale
    – fibrogastroskopia

    pervec pozitivitetit te testit per H.pylori.

    Ne pritje te pergjigjeve te analizave te kryera.

Lër një Përgjigje