Qfare problemi kam ?

Question

Pershendetje
Jam femer 28 vjeq nene e dy femijeve
Ka 10 dite qe mendoj qe kam marramendje po ne fakt eshte sikur humbje e ekulibrit ,ndjej lodhje pergjumje, mduket sikur brenda kokes kam nje lloj presioni kur flas me dikend ose mbaj biseden me shum se 5 minuta me duket sikur kam mpirje ne koke.Keto marramendje apo humbje e ekuilibrit jane me te forta kur shtrihem
Para nje jave bera analizat dhe rezultova pa hekur dhe anemike , kam marre hekur ne forme te infuzionit dhe vitamine B12 dhe vazhdoj te marre vitamina d3 dhe b6 por me duket pa asnje permisim . Qfare mendimi keni ju doktor?
Falimenderit paraprakisht !

Answer ( 1 )

    0
    2022-09-25T11:54:00+00:00

    Pershendetje

    Eshte e vertete qe te qenurit anemike, dhe me deficience te vitamines B12 e d mund te jape te njejtat shqetesime qe keni ju.

    Por ajo qe dua te di eshte shkaku I anemise dhe shkalla e anemise.

    Mund te Mi dergoni pergjigjet te gjitha per ti vleresuar vete?

    A keni probleme me aciditetin e stomakut? Djegie urthi? Gjakderdhje nga poshte pjesa anale se fundmi?

    Pastaj duket qe ju e keni marre Pak me stress kete situaten tuaj, e per mua nuk duhet te shtoni me shume strese te panevojshme trupit tuaj.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje