Interpretimi i analizave te gjakut

Question

Pershendetje doja  nje mendim nga ana juaj lidhur me djalin 22 muajsh.Djali ka rreth 3 muaj qe ka filluar cerdhen dhe ka pasur episode te shpesht me temperature e cila i zgjaste 2-3 dite .I kam bere vizita te shpeshta ne te cilat me eshte siguruar qe djali nuk ka ftohje .Ne shtator djali pati nje infeksion ne vesh dhe perdori azitromicin per 4 dite (hera e pare qe perdorja antibiotik),ne fund te tetorit pati bajamet e infektuara dhe mjeku i pershkroi 10 dite antibiotik tricef .Ne diten e 9 te antibiotikut djalit i filloi prape temperatura e cila u be gati 8 dite qe i vazhdonte ne vlerat deri ne 39.6 ,por jo shume e shpeshte gjate dites.(6-12 ore diference).E vizitova perseri djalin dhe pediatria me tha qe nuk shikon asnje problematike dhe fyti duket thjesht i skuqur.Me iniciativen time i bera djalit dje analizat e gjakut dhe pcr ne te cilat verehet nje rritje shume e madhe e leukociteve dhe pcr .Kam vene re edhe enjtje te nyjeve linfatike te qafes ,gjithashtu djali pati edhe rash nga temperatura.Sot i bera djalit nje check up te pergjithshem ,dhe nje test te mononukleozes i cili doli negativ.Diten e sotme djali nuk ka pasur me temperature.Theksoj qe djali ka vetem 10 dite qe mbaroi antiotikun.ne pritje nje pergjigje nga ana juaj.

Answer ( 1 )

    0
    2021-11-25T03:30:56+00:00

    Pershendetje,

    Doja tu hidhja nje sy analizave te kryera per te vleresuar gjendjen. Plus doja te dija nese keni bere analize urine komplet dhe urokultura djalit?

    Ne pritje te pergjigjes suaj.

Lër një Përgjigje