Ripolarizim i pershpejtuar
Question
Une kam ripolarizim te pershpejtuar me d2 d3 avf dhe v4-v6. A eshte e rrezikshme jam 19 vjece kam eko te zemres normale
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Gjetje te tilla ne EKG ne moshat e reja si e juaja 19 vjec, eshte normale, sidomos nese jeni fizikisht aktive. Kjo mbeshtetet edhe nga fakti qe eko e zemres eshte normale, pa gjetje defektoze.
Gjithesesi, ne nuk e mbeshtetim diagnozen tone vetem ne nje vleresim EKG. Nese do ishe pacientja ime, si fillim, do te kerkoja disa analiza laboratorike (nese nuk i ke bere):
per te perjashtuar problemet me anemine dhe ato te lidhura me tiroiden qe jane te shpeshta ne kete moshe.
Plus do te kerkoja te te ndiqja me EKG pas 6 muajsh per te vleresuar nese vazhdojne te tilla gjetje ne EKG apo jo.
Duhet ta pranojme se mosha juaj perfshin vale ndryshimesh hormonale, dhe emocionale qe jane me te forta se ne moshat e tjera, e sidomos ne njerezit aktive. Eshte normale qe zemra te reagoje ne te tilla ndryshime per te perballuar keto gjendje normale. Ajo qe dua te sigurohemi ne eshte qe kjo te mos jete gjetje patologjike qe te fshehe ndonje patologji tjeter. Prandaj ju sugjerova analiza si me lart dhe ndjekjen ne vazhdimesi.
Duke ju uruar gjithe te mirat.
Dr.Albana Greca