Dhimbje koke

Pyetje

Pershendetje,
Prej disa ditesh kam ven re se dhimbja kokes nk esht larguar por esht pakesuar ne kohe, nje dhimbje e perhershme pergjat favoriteve pjesen anesore te kokes nga tdyja anet, pjesa afer syrit dhe ballit dhe nofulla po ashtu nk ndjehet njelloj sic esht kur ste dhemb koka, nk e kam perjetuar ndonjeher me perpara, po zgjat diku te 10 dite dhe mosha esht 25 vjec. Cfar mund tme sugjeroni? Ka lidhje me sinuset?

Përgjigje ( 2 )

    0
    2025-09-12T20:06:59+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per dhimbjen tuaj te kokes.

    Nga pershkrimi qe beni per dhimbjen, me te vertete me ben te mendoj per nje dhimbje nga sinuziti. Ndoshta keni kaluar ndonje grip te lehte, apo bllokim te hundeve qe ka kaluar por ju ka lene kete dhimbjen e kokes. Nje grafi e sinuseve do te na ndihmoje per ta percaktuar nese kemi te bejme me sinuzit.

    Nje tjeter problem mund te jete i lidhur me turbullimin apo ndonje problem me shikimin. Nje vizite te okulisti do na ndihmonte te percaktonim nese kemi te bejme me problemet me shikimin (syrin) apo duhet te shohim probleme te tjera.

    Nga ana tjeter, edhe problemet me dhembet e prishur mund te japin te tilla dhimbje qe nuk i kupton ndonjehere se cili mund te jete shkaku.

    Gjithesesi, kryesore per mua eshte te percaktojme nese kemi te bejme me sinuzitin apo jo, pastaj vazhdojme me diagnozat e tjera.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

     

  1. Anonim
    0
    2025-09-15T06:56:24+00:00

    Faleminderit per pergjigjen

Vazhdo biseden me mjekun