Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Shenjat jo te zakonta te COVID-19

Pershendetje,

Jetojme ne nje situate pandemie nga infeksioni COVID-19. Sipas CDC (Center for Disease Control), prezantimi klinik i COVID-19 permban keto shenja klinike:

  • temperature
  • kolle e thate
  • ethe
  • rrjedhje te hundeve (kongjestion nasal)
  • lodhje
  • dhimbje muskujsh ose gjithe trupit
  • dhimbje koke,
  • dhimbje apo djegie fyti
  • humbje te nuhatjes apo shijes
  • probleme me frymemarrjen

Keto shenja jane si rezultat i demtimeve qe virusi shkakton ne mushkeri dhe arrin derisa te shkaktoje pneumoni.

Nese do shikonim listen e gjatete shenjave klinike, ka dhe shenja te tjera si :

  • nauze (te perziera)
  • te vjella
  • diarre (heqje barku),

te cilat rralle shihen ne semundjet e mushkerive. Ose me sakte ne rastet e pneumonise te lobeve bazale. Studimet e fundit kane arritur ne perfunfimin se Coronavirus (SARS-CoV-2) mund te arrije te preke e demtoje te gjitha organet e trupit.

Pjesa me e madhe e pacienteve te rezultuar pozitive per COVID-19 kane patur vetem shenjat respiratore tipike. Ne kete artikull, do ju tregojme per shenjat klinike te pazakonta dhe jo tipike te COVID-19 te cilat nuk duhen nenvleresuar.

 

I. SHENJAT NE LEKURE 

Manifestimet e lekures jane shfaqje klinike te lidhura me infeksionin COVID-19, te cilat po verehen ne praktiken klinike. Me te zakonshme ato jane pare ne femijet asimptomatike (pa shenja te tjera klinike) dhe ne adultet e rinj (te rinjte). Ne nje studim te mbajtur ne Spanje ne 375 paciente pozitive me COVID-19:

  1. Gishtat e COVID: 19% te ketyre pacienteve jane paraqitur me vezikula te kuqe (qese te kuqe) apo enjtje te gishtave te kembes, te cilat ishin shume te dhimbshme dhe kruheshin shume. Meqenese keto vezikula paraqiten ngjashmeri me inflaminim e eneve te vogla te gjakut ne lekure si rezultat i ekzpozimit ndaj te ftohtit (chilblains eshte termi mjekesor i perdorur), ato jane cilesuar si “gishtat e COVID” (apo pseudo-chilblains)
  2. Urtikaria – pacientet u paraqiten me keto lezione ngjyre roze, te ngritura mbi lekure dhe qe kruheshin shume, sidomos ne pellembet e duarve (gati 19% e ketyre pacienteve)
  3. Lezione te vogla, rrafsh me siperfaqen e lekures apo dhe mbi te – ne gati 47% te pacienteve u vune re keto gunga, te cilat ishin shume te vogla dhe lehtesisht te ngritura mbi siperfaqen e lekures
  4. Lezione te ngjashme me infeksionin nga Lija : gati 9% e pacienteve paraqiten keto qeska ne lekure, qe u kruheshin shume, dhe me lokalizim ne gjymtyre dhe ne pjesen e trungut te trupit.
  5. Nekroza : ne pacientet e semure rende dhe ne pacientet e vjeter, si rezultat i qarkullimit te keq te gjakut, lekure merrte ngjyre te kuqe te erret ose blu.

 

II. SHENJAT GASTROINTESTINALE (GI)

Shenjat gastrointestinale te prezantuara me shpesh ne studimet e meparshme perfshijne te vjellat, humbje te oreksit, diarre. Por te tjera shenja GI jane shtuar kesaj liste te CDC.

Receptoret ACE2 jane te pranishme me shumice ne traktin tretes. Jane pikerisht keto qeliza qe permbajne keto receptore, te cilat virusi coronavirus lidhet dhe shumohet. Ne pergjithsi, kur virusi hyn ne traktin tretes, ai demtohet nga mjedisi acidik i stomakut dhe kjo con ne eleminimin e tij. Por, ne rastin e pacienteve te cilet marrin antacide dhe ilace per te ulur aciditetin e stomakut, ne keto raste krijohet nje mjedis perfekt per virusin qe te manifestoje shenjat GI.

 

III. HUMBJA E NUHATJES DHE E SHIJES

Humbja e nuhatjes ose e shijes apo e te dyjave njekohesisht eshte pare e pranishme ne pjesen me te madhe te pacienteve me COVID-19, madje dhe perpara shfaqjes se shenjave te tjera klinike.

Kjo eshte arsyeja se shume doktore po e perdorin kete si nje indikator te hershem dhe nje shenje shume e rendesishme ndersa bejne testimin per COVID-19.

Eshte e vertete qe humbja e nuhatjes apo shijes jane te lidhura me konxhestionin nasal, por ne rastin e COVID-19, keto shenja shfaqen pa patur fare bllokim te hundeve (konxhestion nasal) dhe zgjatin 9 deri ne 14 dite.

 

IV. HYPOXIA E ASHTUQUAJTUR “E LUMTUR”

Per t’jua shpjeguar me mire, mund t’ju them se Hypoxia eshte nje gjendje ku niveli i oksigjenit ne trup peson renie. Kjo con ne veshtiresi ne frymemarrje, te listuar ne listen e shenjave te COVID-19 te CDC.

Por ne disa raste, disa paciente jane paraqitur me nivele shume te ulta te oksigjenit pavaresisht qe mund te merrnin fryme normalisht dhe ndoshta dhe nuk paraqitnin asnje shenje tjeter. Prandaj dhe eshte quajtur si Hypoxia “e Lumtur”. Kjo ka cuar ne komplikacione fatale, pasi pacientet nuk kane qene te vetedijshem per keto nivele te ulta te oksigjenit, dhe keshtu qe nuk kerkon ndihme mjekesore.

 

V. MPIKJA E GJAKUT

Mpiksja e gjakut eshte pare ne pak paciente me COVID-19, sidomos ne adultet e rinj (moshat e reja). Keto koagula bllokojne enet e vogla te gjakut ne pjese te ndryshme te trupit, ose nderpresin furnizimin me gjak te zemres dhe trurit duke shkaktuar goditje ne zemer apo goditje ne tru. Duke bllokuar furnizimin me gjak ne mushkeri, kjo mund te shkaktoje embolizme pulmonare (PE).

Me e keqja eshte se holluesit e gjakut nuk munden dot te cbllokojne enet e bllokuara nga koagulat (mpikja e gjakut) dhe kerkohet trajtim me kirurgji.

 

Ju lutem na shkruani nese do keni ndonje problem shendetsor si ato te cituara me lart apo dhe probleme te tjera shendetsore. Ekipi yne do ju ndihmoje ne cdo kohe.

Gjithe te mirat.

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini

Mjeke Familje & Kërkuese Shkencore (M.B.B.S., MMedSc)
Urdhri i Mjekëve Shqipëri Anëtare e EGPRN Eksperte e Shëndetit Metabolik

Rreth Dr. Albana Greca Sejdini

Dr. Albana Greca Sejdini është një mjeke me përvojë të gjerë klinike dhe akademike, e specializuar në mjekësinë familjare dhe në kërkimin shkencor mjekësor ndërkombëtar. Me një karrierë që shtrihet prej dy dekadash midis Shqipërisë dhe Azisë Juglindore, ajo kombinon ndjekjen e pacientëve në praktikën e përditshme me një aktivitet të ngjeshur kërkimor në nivel europian. Dr. Albana është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e platformës edukative ndërkombëtare për menaxhimin e diabetit dhe shëndetit metabolik, all-about-beating-diabetes.com.

Edukimi dhe Kualifikimet Klinike

2000 — 2006
Mjeke e Përgjithshme / Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Diplomuar me rezultate të larta dhe licencuar për ushtrimin e plotë të mjekësisë klinike.
2008 — 2011
Master i Shkencave Mjekësore (MMedSc)
University of Malaya, Fakulteti i Mjekësisë, Malajzi
Specializim pasuniversitar i fokusuar në metodologjinë e kërkimit shkencor, epidemiologjinë dhe mjekësinë e avancuar.
Dr. Albana është pjesëmarrëse aktive në dhjetëra aktivitete akademike, simpoziume dhe trajnime mjekësore të certifikuara brenda dhe jashtë vendit, duke integruar vazhdimisht protokollet më të fundit ndërkombëtare në mjekësinë e familjes.

Anëtarësime Zyrtare & Shoqatat Mjekësore

  • Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë (2007 - Vazhdim): Anëtare e regjistruar zyrtarisht me të drejtë të plotë të praktikës klinike.
  • European General Practice Research Network - EGPRN (Korrik 2024 - Vazhdim): Anëtare e rrjetit zyrtar europian për kërkimin shkencor në Mjekësinë Familjare.
  • Shoqata Malajziane e Parazitologjisë dhe Mjekësisë Tropikale (Mars 2010 - Vazhdim): Anëtare kontribuese shkencore.
"Misioni im në platformën pyetmjekun.com është t'u ofroj pacientëve tanë përgjigje të sakta, të qarta dhe të bazuara rreptësisht në mjekësinë e provuar shkencërisht (Evidence-Based Medicine), duke thjeshtuar menaxhimin e sëmundjeve kronike si diabeti."

Follow Me