Shije dhe arome e keqe post COVID-19

Question

Pershendejte !
Kam nje problem me shije dhe nuhajte kam kaluar covid 19 ne nentor te 2020 parar dy muajve fillova ndjeva  nje shije te cuditshme ne ushiqime dhe aroma te cuditshme qe nuk i perceptoj dot se cfar jan u vizitova te mjeku dhe me tha per valvulen e stomakut pasi mbarova kuren problemi nuk po ikte asapak shkova prap dhe me keshilloi te bej analizat e fytit i ber kto dhe prap me dolen shum mir

Ju lutem nese mundesh tme ndimosh pasi dita dites po behet e padureshme as ushqim nuk ha dot pasi me eshte veshtirur

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-05T10:18:43+00:00

    Pershendetje,

    Problemi juaj ka shume mundesi te jete i lidhur me demtimet e nervave te shijes prej covid-it. Kjo do pak kohe te kaloje. Gjithsesi do ju rekomandoja nje konsulte me neurologun per te vleresuar keto shqisa nga pikepamja neurologjike.

    Ndersa faktore te tjere mund te jene:
    – sinuziti
    – bllokimi i hundeve kronik
    – refluksi gastroezofageal

    Nderkohe, mbani higjenen e gojes, beni shpelarje te gojes dhe hundes me uje te ngrohte e kripe gjate dites. Mbani higjenen e hundes me spray nazal kripor. Nderkohe ato problemet e stomakut qe keni patur duhet ti mbani nen mjekim te rregullt e konsulta te perseritura me gastrohepatologun.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim apo pyetje tjeter.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje