shqetesime me tegretol 200mg

Question

Përshëndetje, unë jam një djalë 22 vjeç dhe jam trajtuar me tegretol 200mg për epilepsi për 4 vjet por këto 4 vjet nuk kam pasur shqetësime, ka kaluar gati 1 muaj dhe kam pasur disa shqetësime si kriza fokale , por ato më kanë ndodhur 4-5 herë këtë muaj, mbase trupi ka zhvilluar imunitet ndaj tegretolit dhe duhet të ndryshojë ilaçet apo është ndonjë problem tjetër? Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-02T20:37:49+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, duhet te perjashtohen probleme te tjera shendetsore. Ndoshta, nuk keni patur oreks keto kohet e fundit, e ndoshta nuk jeni ushqyer mire. Kjo ka shkaktuar hypoglycemia (ulje te sheqerit ne gjak) e cila mund te kete precipituar keto krizat fokale.

    Apo ndoshta keni kaluar ndonje gjendje virale apo ethe, apo temperature te brendshme? Ekspozimi ndaj kimikateve gjithashtu mund te precipitoje keto kriza.

    Gjithsesi duhet nje rivleresim me ekzaminim nga neurologu, EEG dhe ndoshta nje skaner i kokes per te verejtur cfare ka ndodhur realisht.

    Pra, per mua duhet te konsultoheni me neurolog si fillim.
    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje