Shtatëzani

Question

Pershendetje.
Pyetja ime shkon per gjinekologun/en
Hera e fundit qe kam pasur ciklin menstrual eshte 21 gusht 2019,qe ka rezultuar me shtatezani,gjate kesaj kohe kam pasur tri kontrrolla gjinelologjike me ultraze, qesja rritet ne qdo vizite mirepo fryti nuk vrehet,dhe gjinekologu me ka propozuar te pastrohem pasi qe thote qe eshte shtatezi pa fryt.Jam ne dileme te madhe dhe dua te mbledh sa me shume mendime,ju kisha lut te me ndihmoni me opsionet tuaja.A eshte rruga me e mire te pastrohem apo te pres dhe ca dite,qfare me sygjeroni
Ju faleminderit shume,shpresoj per pergjigje sa me te shpejte

Answer ( 1 )

    0
    2019-10-30T20:53:57+00:00

    Pershendetje

    Me vjen keq per situaten ne te cilen ndodheni.

    Me duhet te shikoj :
    – pergjigjet e eko-ve qe keni bere
    – rezultatin e HCG test ne gjak. Ky test vlereson nese mosha aktuale e shtatzanise eshte 9 jave Apo sa? Kjo do na tregoje nese Barra eshte prishur e ju duhet te vazhdoni pastrimin.

    Nese nuk pastroheni me asistence mjekesore (nese duhet), trupi e konsideron barren e prishur si trup I huaj e do filloni te ndjeni dhimbje e shtrengime te cilat do cojne ne flakjen e ketij trupi te huaj.

    Ne pritje te pergjigjeve te analizave te kerkuara si me lart.

Lër një Përgjigje