Temperature 37.5 deri 38.5

Question

Pershendetje!

Mamaja ime ka disa dite me temperature. Nuk ka asnje shenje klinike. Ka pire Tachipirine 1000 dhe ja ul shume pak. Perdor me raste Rapidol S qe ja ul disi. Theksoj nuk ka asnje shqetsim. Beri analizat e gjakut qe po jua dergoj.


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2020-11-06T09:28:12+00:00

    Pershendetje,

    Dua te di me shume per keto probleme:
    – a ka dhimbje fyti? skuqje? (beni nje video te gojes e fytit dhe ma dergoni)
    – a ka probleme me urinimin (djegie? urinim te shpeshte?)
    – a ka shtim te sekrecioneve vaginale (te bardhave)?
    – ka perdor mjekim me antibiotike apo tjeter keto kohet e fundit?

    Ne analizen e gjakut kane dale leukocitet e larta, qe flet per infeksion bakterial (fyti dhe trakti urinar duhen sqaruar nese kane probleme apo jo).

    Per mua, duhet te beje nje analize urine komplet dhe strisho vaginale per te kuptuar nese trakti uro-genital ka probleme.

    Ne pritje te detajeve te kerkuara si me lart.

Lër një Përgjigje