Temperature e vazhdueshme deri ne 37.7

Question

Pershendetje, jam nje vajze 32 vjece dhe prej disa muajsh kam temperature e cila shkon 37.7, qendron gati 20 dite dhe per 1 ose 2 jave normalizohet. Kam bere analizat e gjakut dhe te urines, analiza e urines me ka dal ok ndersa te analiza e gjakut limfocitet paraqiten ne vleren 44.9. Mund te me sugjeroni ndonje analizs apo shkaktar te mundshem te kesaj situate? Duke ju falenderuar paraprakisht!

Answer ( 1 )

    0
    2020-12-29T11:17:32+00:00

    Pershendetje,

    Me duhet te di ne keni bere analiza hormonale (hormonet femerore dhe ato te tiroides)?

    Nese jo, e mira eshte qe ti kontrolloni ne menyre qe dime se nga vjen kjo temperature e lehte.

    Si grafik qe me tregoni, mund te mendoj per shperthimet hormonale gjate ovulacionit. Por prape na duhet te perjashtojme patologjite e tiroides gjithashtu.

    Ju lutem mi dergoni te gjitha analizat qe keni ne Ngarko Foto/Analiza.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje