Tharje Peshtyme

Question

Pershendetje, Si jeni

Kam Nja 2 3 Jav Doktor qe me thahet Peshtyma, me Cahen Buzen Naten kur flej me Thahet e Gjith Goja

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-08T09:05:57+00:00

    Pershendetje,

    Tharja e gojes deri ne carje te aneve te buzes sidomos kur fle naten ka lidhje me te fjeturen me goje hapur. Pozicioni i keq i trupit apo dhe adenoidet (mishi i huaj ne hunde) bejne bllokim te frymemarrjes me hunde, keshtu trupi ben frymemarrje me goje.

    Nje faktor tjeter qe duhet marre ne konsiderate eshte refluksi gastroezofageal (kthimi mbrapsht i lengut te stomakut ne ezofag dhe hapesiren e gojes. Lengu acid i stomakut shkakton irritim te mukozes dhe jep ate gjendjen e tharjes se gojes me te cara.

    Nga ana tjeter infeksionet mykotike te traktit tretes jep te njejten problem me mukozen orale. Keto diagnostikohen me nje kulture te gojes per candida.

    Trajtimi eshte ne varesi te shkaktarit.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje