vakcina MPR

Question

Përshëndetje,

Pas një vizite rutinë tek mjeku i shtëpisë, mjeku vuri re se fëmija im (6 vjec e gjysmë) akoma nuk është vaksinuar me MPR (fruthi, shytat dhe rubeola) , gjë që duhet ta bëjë brënda një periudhe të afërt. U bëra kurioz dhe lexova disa të dhëna mbi këtë vaksinë, përbërjen e saj dhe efektet anësore. Mbi 50% e  të thënave tregojnë se nuk është aspak e sigurt dhe shkakton probleme të pariparueshme deri dhe sëmundje tjera. Tani jam në dilemë si të veproi.   A mund të ketë pasoja të mëvonshme nëse nuk vaksinohet fare me MPR dhe cfarë më rekomandoni?

Me respekte Joni nga Finlanda

Answer ( 1 )

    0
    2020-11-20T10:37:27+00:00

    Pershendetje,

    Vaksinimi i femijeve ne vitet e para te jetes eshte thelbesor ne forcimin e imunitetit dhe ne perballimin e semundjeve infektive.

    Vaksina MPR (measles, parotis, rubeola) mbron femijen nga keto 3 semundje infektive. Ne Shqiperi kjo vaksine njihet si vaksina FRP (fruth, rubeole, parotit), dhe behet ne moshen 5 vjecare.

    E mira eshte t’ia beni femijes sipas rekomandimeve te mjekut tuaj te familjes atje ne Finlande.
    Per sa i perket efekteve anesore, dua t’ju them qe cdo gje e huaj shkakton nje reagim te organizmi yne. Por kjo nuk do te thote qe cdo gje do jape efekte negative. Organizmi i njeriut eshte pajisur me mekanizma mbrojtes per te mos ceduar. Ketu perfshihen dhe femijet. Ne shpresojme dhe lutemi qe asgje negative te mos u ndodhe. Mbetem gjithmone e bindur qe vaksina eshte e dobishme dhe ne sherbim te shendetit te femijes. Mos e humbni kete mundesi.

    Megjithate vendimi ju takon juve.
    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje