Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VAKSINIMI NDAJ GRIPIT

Është muaji Tetor dhe kërkesat për vaksinimin ndaj gripit rriten. Kjo është koha e përshtatshme për t’u vaksinuar (sezoni i parë) pasuar nga vaksinimi i dytë (muaji Mars).

Çfarë është vaksina e gripit?

Vaksinimi ndaj gripit është një imunizim vjetor që mbron kundër virusit të gripit.

Ky vaksinim është veçanërisht i rëndësishëm për grupet e cënueshme (më të ndjeshme), si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, si astma, diabeti ose sëmundje të zemrës.

Cilat janë llojet e vaksinave kundër gripit?

Ka disa lloje vaksinash kundër gripit, dhe ato ndryshojnë në përbërje dhe mënyrën e administrimit.

Vaksina e inaktivizuar e gripit (IIV):

Çfarë është: Përmban viruse të gripit që janë inaktivizuar (të vrarë), kështu që nuk mund të shkaktojnë sëmundje.

Si administrohet: Me injeksion në krah.

Kush duhet ta marrë: E sigurt për shumicën e njerëzve, përfshirë gratë shtatzëna, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Vaksina rekombinante e gripit (RIV):

Çfarë është: Nuk përdor virus të gjallë apo të inaktivuar. Përdor një metodë gjenetike për të krijuar proteina që nxisin një përgjigje imune.

Si administrohet: Me injeksion.

Kush duhet ta marrë: E përshtatshme për njerëzit që janë alergjikë ndaj vezëve, sepse nuk përdoret vezë për prodhimin e saj.

Vaksina e gripit me virus të gjallë të dobësuar (LAIV):

Çfarë është: Përmban virus të gripit që është dobësuar, kështu që nuk shkakton sëmundje te personat e shëndetshëm.

Si administrohet: Në formë spraji nazal.

Kush duhet ta marrë: Përdoret te personat e shëndetshëm midis moshave 2-49 vjeç, që nuk janë shtatzëna dhe nuk kanë probleme kronike shëndetësore.

Vaksina katërvalente (Quadrivalent):

Çfarë është: Përmban mbrojtje kundër katër llojeve të viruseve të gripit (dy viruse A dhe dy viruse B).

Si administrohet: Zakonisht me injeksion.

Kush duhet ta marrë: Kjo është vaksina më e zakonshme që rekomandohet për shumicën e njerëzve.

Vaksina me dozë të lartë për të moshuarit (High-Dose Flu Vaccine):

Çfarë është: Përmban një dozë më të lartë të antigjenit të gripit, që ndihmon të krijojë një përgjigje më të fuqishme imunitare.

Si administrohet: Me injeksion.

Kush duhet ta marrë: Rekomandohet për të moshuarit mbi 65 vjeç për të pasur mbrojtje më të mirë.

Secila nga këto vaksina është e dizenjuar për të mbrojtur kundër viruseve të gripit që priten të jenë më të zakonshme gjatë sezonit të gripit.

Në fakt viruset kanë veti të pësojnë ndryshime në kodin gjenetik duke krijuar variante të reja më të fuqishme.

Vaksinat mbrojnë ndaj varianteve të vjetra, e fatkeqësisht jo ndaj varianteve të reja pasi akoma nuk janë studiuar për të krijuar vaksinën.

Gjithësesi duhet të dini që gripi shkaktohet nga disa lloj virusesh, ku variantet e vjetra priten të hasen më shpesh.

Mbajtja e një higjene të mirë shëndetësore dhe forcimi i imunitetit janë pikat kryesore të parandalimit të përhapjes së virusit të gripit të çfarëdo lloji qoftë.

Referencat

Flu Vaccination: What Everyone Should Know

Influenza (Seasonal)

Influenza (Flu) Shot

Seasonal Influenza Vaccination

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini

Mjeke Familje & Kërkuese Shkencore (M.B.B.S., MMedSc)
Urdhri i Mjekëve Shqipëri Anëtare e EGPRN Eksperte e Shëndetit Metabolik

Rreth Dr. Albana Greca Sejdini

Dr. Albana Greca Sejdini është një mjeke me përvojë të gjerë klinike dhe akademike, e specializuar në mjekësinë familjare dhe në kërkimin shkencor mjekësor ndërkombëtar. Me një karrierë që shtrihet prej dy dekadash midis Shqipërisë dhe Azisë Juglindore, ajo kombinon ndjekjen e pacientëve në praktikën e përditshme me një aktivitet të ngjeshur kërkimor në nivel europian. Dr. Albana është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e platformës edukative ndërkombëtare për menaxhimin e diabetit dhe shëndetit metabolik, all-about-beating-diabetes.com.

Edukimi dhe Kualifikimet Klinike

2000 — 2006
Mjeke e Përgjithshme / Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Diplomuar me rezultate të larta dhe licencuar për ushtrimin e plotë të mjekësisë klinike.
2008 — 2011
Master i Shkencave Mjekësore (MMedSc)
University of Malaya, Fakulteti i Mjekësisë, Malajzi
Specializim pasuniversitar i fokusuar në metodologjinë e kërkimit shkencor, epidemiologjinë dhe mjekësinë e avancuar.
Dr. Albana është pjesëmarrëse aktive në dhjetëra aktivitete akademike, simpoziume dhe trajnime mjekësore të certifikuara brenda dhe jashtë vendit, duke integruar vazhdimisht protokollet më të fundit ndërkombëtare në mjekësinë e familjes.

Anëtarësime Zyrtare & Shoqatat Mjekësore

  • Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë (2007 - Vazhdim): Anëtare e regjistruar zyrtarisht me të drejtë të plotë të praktikës klinike.
  • European General Practice Research Network - EGPRN (Korrik 2024 - Vazhdim): Anëtare e rrjetit zyrtar europian për kërkimin shkencor në Mjekësinë Familjare.
  • Shoqata Malajziane e Parazitologjisë dhe Mjekësisë Tropikale (Mars 2010 - Vazhdim): Anëtare kontribuese shkencore.
"Misioni im në platformën pyetmjekun.com është t'u ofroj pacientëve tanë përgjigje të sakta, të qarta dhe të bazuara rreptësisht në mjekësinë e provuar shkencërisht (Evidence-Based Medicine), duke thjeshtuar menaxhimin e sëmundjeve kronike si diabeti."

Follow Me