Valvula e zemres

Question

Pershendetje jam nje vajze 19 vjecare. Kam pasur disa rrahje te shpeshta zemre, ndonjehere  zemra me rreh fort vetem nje here me pas vazhdon normalisht te rrahe, kjo gje me ka ndodhur me vite por sot me ndodhi pak me shpesh se zskonisht. Para 2 muajsh bera vizite ne mjek, bera shirit zemre ,ekg ,matje tensioni pra te gjitha. Mjeku me tha qe nuk kam asgje ,nje valvul kur emocionohen perkulet pak dhe shkakton kto rrahje zemra te shpesht por un jam njeri shum emocional. Kam 3 jave qe po pi Zoloft( Sertraline) per ankthin dhe doja tju pyesja nese esht e sakte kjo qe me ka thene doktorri dhe per kete rrahjen e forte doja tju pyesja mos ka ndonje problem se me ndodhi qe te me mpihet dhe krahu i majte.

Answers ( 4 )

    0
    2021-11-24T19:43:13+00:00

    Pershendetje

    Do ishte mire te me dergonit pergjigjet e testeve te kryera per ti vleresuar pergjigjet vete.

    Per mua duhet vleresuar dhe funksioni I  tiroides.

    Ne pritje te pergjigjeve te analizave te kryera deri tani.

    Gjithe te mirat.

  1. Shiheni nje here ju lutem dhe me thoni nese duhet te shoh tiroiden.

     

    0
    2021-11-24T19:54:19+00:00

    Po, duket dicka e lindur defekti te valvula mitrale por funksioni I ruajtur dhe normal si I zemres ashtu dhe i valvulave.

    Po, per mua te beni dhe kontroll te funksionit te tiroides me analiza gjakun Nivele te TSH, T3, T4 dhe ekonte gjendres tiroides.

    Po ndonje analize biokimike a keni bere psh per diabet? Kontroll te veshkave, melcise? Nivelin e yndyrnave?

    Nese Po ju lutem mi dergoni. Nese Jo, I beni njehere per te vleresuar gjendjen.

    Gjithe te mirat.

    0
    2021-11-24T20:03:58+00:00

    Kur te merrni pergjigjet mund te mi dergoni per nje vleresim te dyte.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje