Virus Sars-Cov-19?
Pershendetje,
doja tju pyesja ju lutem.
Kam pasur rreth 5 dite temperatur deri maksimumi 37.5 vetem nje dite ndersa ditet e tjera qendronte 37.2 dhe 37 zbriste e shkonte prap 37.2… Fillimisht ja vura pasi nje dite me perpara se te shfaqja temp dola me biciklet pasi bera dush dhe mendova se jam ftohur. Por gjithsesi pas 3 ditesh me kte temp shkova bera analizen PCR dhe doli qe NuK kam covid. Nuk e di tani sa e sakte eshte kjo analize.
pasi une skisha me temperatur filluan familjaret me rradhe me te njejten simtom. Theksoj se nuk kemi asnje shenje tjeter vetem kete temperatur. Mendoni se eshte covid? Cfare duhet te bejme ne te tilla raste?
faleminderit
Answers ( 3 )
Pershendetje,
Temperatura normale e trupit eshte 36.5 deri ne 37.2. Gjithcka varet nga temperatura e ambjentit ku qendroni dhe ku keni matur temperaturen dhe nga gjendja e brendshme e organizmit tuaj.
Fakti qe PCR ka dale e larte (ma dergoni me foto rezultatin), do te thote qe ne trup ka diku inflamacion (qofte edhe i shkaktuar nga semundje apo ndonje patologji tjeter). Por specifikisht nuk tregon per virusin SarsCov-19, pavaresisht se ne e shohim si parameter per te vleresuar shkallen e infeksionit.
Pastaj ne duhet te vleresojme te gjithe parametrat e tjere te gjakut duke filluar nga seria e bardhe apo e kuqe e te tjera me radhe.
Nga sa me tregoni, edhe pse dyshojme per kete virus, vetem tamponi e verteton. Por shenjat tuaja duken te lehta, keshtu qe pushim, vetekarantinim, cajra, vitamina, paracetamol, gargare me uje te ngrohte e kripe.
Ne rast se temperatura shkon me shume se 37.5, matni dhe saturimin e oksigjenit te ndonje farmaci apo te mjeku juaj i familjes. Nese eshte ok, vazhdoni me kete regjim. Nese saturimi i oksigjenit nuk eshte ne nivele normale, atehere kerkohet ndihme me e specializuar nga mjeku juaj i familjes.
Gjithe te mirat!. Te shkuara. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
Pershendetje faleminderit per pergjigjen.
Ne fakt ashtu e kaluam me kete kure edhe momentalisht nuk kemi me shenja as temperatur. Tani tju pyes nese ne nuk kemi me shenja a ka shance qe virusi te rikthehet pra do ndonje kure pasi ne nuk kemi me asgje?
Per sa i perket babit tim i ka shkuar edhe 38 temperatura por qe i ka zbritur me paracetamol, e ka diten e dyte. Pasi dhe mami im i shkoi diten e pare 38 por i zbriti dhe i mbajti rreth 4 dite dmth temperatur deri 37.5 maximumi. Dhe tani nuk ka me asgje.
Vetem kam kete qe a duhet marr mjekim edhe nese nuk kemi me temperatur per virusin?
Ju falenderoj shume.
Pershendetje,
Ju u bete disa dite qe skeni me temperature. Ne rast se nuk keni ndonje shqetesim tjeter, atehere mjafton te vazhdoni vetem me caj, vitamina.
Ndersa per prinderit meqe jane ne ditet e para, e mira t’ua beni testet e shpejta prane mjekut te familjes apo sherbimit te epidemiologjise ne vendin ku jetoni.
Dhe ju nevojiten dhe analiza laboratorike si gjak komplet me formule, pcr, d-dimer dhe ndonje ekzaminim fizik te mushkerive per te perjashtu pneumonite.
Personalisht, pacientet e mi pozitive me Covid-19, kane qene pa temperature, por kane shenja te nje bronchitis asthmatik qe do mjekim specifik. Prandaj duhet dhe per ta (prinderit tuaj).
Ne varesi te analizave, duhet me u fillu mjekimet perkatese.
Ndersa ju, nese i keni kalu javen, duhet me be analiza gjaku njelloj si prinderit. Ne rast se dilni mire, duhet me prit dhe 1 jave tjeter te beni analiza serologjike per te vleresuar gjendjen edhe pse nuk keni gje. Ne pergjithsi, ne i monitorojme nga afer pacientet pozitive per te parandaluar problemet me mushkerine apo dhe perkeqesimin e shenjave.
Gjithe te mirat.