Vitamina per lodhje e shume gjume…

Question

Pershendetje,

Kam shume pak kohe qe po jetoj ne Finlande,

A mund ta di cfare vitaminash te perdor? Jam 24 vjec, shpesh here ndjej lodhje edhe shume gjume.

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-09T11:37:28+00:00

    Pershendetje,

    Ndryshimet stinore, klimaterike dhe te ushqimet jane normale kur zhvendosesh nga nje vend ku je mesuar tashme ne nje tjeter. Derisa trupi te mesohet me gjithcka aty duke perfshire dhe ajrin, ujin apo ushqimet e stilin e jetes, do i keni keto probleme.

    Do ju rekomandoja te :

    • hani vakte te rregullta
    • pini uje mjaftueshem
    • evitoni pijet energjike
    • ajrosni vendin ku jetoni apo punoni
    • nese jeni seksualisht aktive, kontrolloni ciklin menstrual. Nese keni vonesa, beni testimet e duhura per te perjashtuar ndonje shtatzani te mundshme.
    • nese nuk keni mundesi te beni disa ekzaminime mund te filloni te perdorni Vitamina per forcim imuniteti qe permbajne vitamin C, D, magnez dhe b komplex. Por ama jo perhere, i perdorni nje muaj. Beni nje shkeputje 1 muaj a me shume e i perdorni prape.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje