Aromë e Keqe Kur Je Pangrënë: Shkaqet dhe Çfarë të Bësh

Question

Pershendetje jam nje djal 26 vjec dhe kam 8 vite qe me vjen nje arome e keqe si fekale,pordh,pusete kanalizime,nuk e di se si filloj nga hiçi ..por jo gjithmon varet nga situata vendi ku ndodhem.psh ne makine dhe autobuz me ndodh gjithmone,ndersa ne pune e nuhas here pas here jo ne menyre te vazhdueshme si ne makine dhe autobuz,ndersa ne shtepi ne gjithe keto vite nuk e kam ndjere asnjehere,mendoj se ka shume ndikim ankthi stresi social gje qe per mua nuk kam ndonje ndjesi te till sikur kam ankth apo stres,por nje gje kam ver re kohet e fundit ne pune kur konsumoj ushqim me largohet aroma por me shfaqet perseri mbas 1 ore.dhe era eshte e vertet jo psikologjike..te lutem me jepni nje pergjigje

Answer ( 1 )

    0
    2026-03-24T20:51:13+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj. Nga ajo qe tregoni, ju nuk e ndjeni aromen e keqe pasi hani, por kur jeni pangrene. Kjo me ben te mendoj per nje problem me hyperaciditetin e stomakut, i cili duhet trajtuar si me diete ushqimore ashtu edhe trajtim terapeutik. Por me pare do ju keshilloja te benit nje fibrogastroskopi per te vleresuar stomakun e duodenin, per te perjashtuar ulceren e per te konfirmuar apo jo refluksin apo gastritin. Kjo do na ndihmonte per te percaktuar skemen e sakte te mjekimit.

    Per sa i perket dietes ushqimore, e mira te :

    • mos e mbani stomakun bosh per kohe te gjate,
    • te konsumoni uje te ngrohte sa ngriheni ne mengjes (pa lare dhembet);
    • perdorni nje luge caji sode buke para se te flini ne darke,
    • hani pak e shpesh
    • evitoni ushqimet e pijet qe ju ngacmojne stomakun si pijet energjike, kafeina, ushqimet pikante, etj.

    Kur te beni fibron, mund te ma dergoni me foto per vleresim te metejshem e opinion te dyte.

    Gjithe te mirat.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje