Arome e pakendshme
Pyetje
- Para pak javesh bera paptest, doli mire por tregonte per infeksion.
- Bera analize ureaplazem, mykoplazem, per candida,kultivim bakterologjik, dhe dolen negative te gjitha. Pse kam kete arome si dicka e prishur.? Kjo eshte dicka e perseritur pasi kam me shum se nje vit qe bej analiza te tilla te vazhdueshme ku kam marr dhe kura.
Përgjigje ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj.
Ne fakt, aromat si dicka e prishur ne sekrecionet vaginale kane disa faktore. Infeksionet bakteriale jane nje nder to. Ama prishja e ekuilibrit te mikrobeve aty eshte gjithashtu nje faktor. Vaginoza bakteriale eshte nje gjendje e zakonshme qe shkakton nje arome te pakendshme (si peshk i prishur0 dhe shpesh ndodh per shkak te rritjes se disa llojeve te baktereve aty. Ne fakt, ajo mund te ndodhe here pas here, edhe ne rastet kur eshte mjekuar me pare.
Inflamacioni kronik ne inde mund te mos shfaqet gjithmone si infeksion aktiv ne analizat qe kryen, por ne fakt, ai mund te shaktoje simptoma te vazhdueshme perfshire dhe arome te pakendshme.
Edhe vete perdorimi i perseritur i antibiotikeve shkakton ndryshime ne balances e flores bakteriale duke krijuar kushte te favorshme per shfaqjen e aromes se pakendshme.
Ne jemi cfare hame. Ushqimet apo pijet aromatike e reflektojne aromen e tyre ne ekstretet e trupit pra ne ato lengje qe dalin jashte dhe pastrojne trupin, ku perfshihen djersa, urina, etj. Dhe kjo eshte nje shkak per aromat qe ndjeni ne sekrecionet apo ne urinen tuaj.
Disa produkte te kujdesit personal mund te ndikojne negativisht ne floren vaginale duke cuar ne prishje te balances normale, e ne shfaqjen e aromes se pakendshme. Perdorimi i sapuneve me shume arome apo laresve intime aromatike apo edhe aromave apo zbutesve te rrobave jane disa prej ketyre faktove.
Ndryshimet hormonale, sidomos gjate ciklit menstrual ose per shkak te perdorimit te kontraceptive mund te ndikojne ne ekuilibrin e flores bakteriale vaginale dhe shkaktojne ndryshime ne ere.
Per mua, shmang laresat intime apo sapune me shume arome (perdor me shume produkte pa parfum). Dhe perdor lares intim qe stabilizon floren bakteriale normale vaginale te tilla si Ginestil lavanda. Nese jeni seksualisht aktive, lani pjesen genitale pas aktit seksual (edhe pse mund te keni perdorur prezervative) dhe perdorni ovula me probiotik te tipit Ginestil vaginal ovules.
Duke shpresuar t’ju jem pergjigjur shqetesimit tuaj. Me shkruani nese do te keni ndonje problem tjeter.