Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si Diagnostikohet Apendesiti? Analizat, Ekografia, CT dhe MRI

Permbledhje e shpejte

Apendesiti nuk diagnostikohet me nje analize te vetme. Mjeku kombinon menyren si ka filluar dhimbja, ekzaminimin e barkut, hemogramen, CRP-ne, analizen e urines dhe, kur duhet, imazherine. Tek shume te rritur CT e abdomenit dhe legenit jep informacion shume te sakte. Tek femijet dhe grate shtatzena preferohet shpesh fillimisht ekografia, ndersa MRI mund te perdoret kur duhet shmangur rrezatimi.

Si diagnostikohet apendesiti?

Apendesiti eshte inflamacion i apendiksit dhe diagnoza zakonisht vendoset duke kombinuar disa pjese informacioni.

Mjeku vlereson:

  1. historine e simptomave;
  2. ekzaminimin fizik;
  3. analizat laboratorike;
  4. rrezikun klinik per apendesit;
  5. imazherine kur indikohet.

Per informacion te plote mbi simptomat, komplikacionet dhe trajtimin, lexoni artikullin kryesor: Apendesiti: simptomat, diagnoza dhe trajtimi .

Nuk ekziston nje “test pozitiv per apendesit”.

Leukocitet, CRP-ja, ekografia ose CT-ja interpretohen ne kontekstin e simptomave dhe ekzaminimit. Edhe nje rezultat normal i vetem nuk e perjashton domosdoshmerisht semundjen.

1. Historia dhe ekzaminimi fizik

Mjeku fillimisht pyet:

  • kur filloi dhimbja;
  • ku filloi dhe ku ndodhet tani;
  • nese po perkeqesohet;
  • nese ka nauze ose te vjella;
  • nese ka humbje oreksi;
  • nese ka temperature;
  • nese ka diarre ose kapsllek;
  • nese ka simptoma urinare;
  • nese ekziston mundesia e shtatzanise;
  • nese ka pasur operacione abdominale me pare.

Paraqitja klasike eshte dhimbje qe fillon rreth kerthizes dhe me pas zhvendoset ne kuadrantin e poshtem djathtas, por kjo nuk ndodh tek cdo pacient.

Mjeku kontrollon barkun per:

  • ndjeshmeri poshte djathtas;
  • mbrojtje ose tensionim te muskujve te barkut;
  • shenja te irritimit peritoneal;
  • dhimbje qe ndryshon me levizjen;
  • fryrje ose shenja te tjera abdominale.
Shenjat McBurney, Rovsing, psoas ose rebound nuk jane teste shtepie.

Ato jane pjese e ekzaminimit klinik. Asnje prej tyre nuk ka saktesi te mjaftueshme per te konfirmuar ose perjashtuar apendesitin e vetme.

Nese doni nje orientim me te gjere per vendndodhjen e dhimbjes, lexoni edhe dhimbjen e barkut dhe shenjat e alarmit .

2. A perdoren sisteme pikesh per apendesitin?

Po. Ne urgjence mund te perdoren sisteme klinike qe kombinojne simptomat, ekzaminimin dhe analizat.

Shembuj jane:

  • AIR – Appendicitis Inflammatory Response score;
  • AAS – Adult Appendicitis Score;
  • Alvarado score;
  • Pediatric Appendicitis Score tek femijet.

Keto scores ndihmojne ne ndarjen e pacienteve ne rrezik te ulet, te ndermjetem ose te larte dhe mund te ndihmojne ne vendimin nese nevojitet imazheri.

Nje risk score nuk eshte diagnoze.

Rezultati nuk duhet perdorur nga pacienti per te vendosur ne shtepi se apendesiti eshte perjashtuar. Udhezimet moderne i perdorin scores si pjese te nje rruge diagnostike, jo si zevendesim te mjekut ose imazherise kur ajo nevojitet.

3. Cilat analiza gjaku behen?

Hemograma dhe leukocitet

Shume paciente me apendesit kane rritje te leukociteve dhe sidomos te neutrofileve.

Megjithate:

  • leukocitet e larta nuk jane specifike per apendesitin;
  • infeksione te tjera mund t’i rrisin;
  • apendesiti i hershem mund te kete leukocite normale.

CRP

CRP eshte tregues inflamacioni.

Mund te rritet ne apendesit, sidomos me vazhdimin e inflamacionit, por mund te rritet edhe ne shume infeksione dhe semundje te tjera.

Leukocitet ose CRP normale nuk e perjashtojne gjithmone apendesitin.

Kjo eshte vecanerisht e rendesishme ne fazat e hershme. Rezultatet duhet te krahasohen me historine, ekzaminimin dhe imazherine kur dyshimi vazhdon.

Elektrolitet dhe funksioni renal

Tek paciente me te vjella, dehidratim ose gjendje me te rende mund te kontrollohen gjithashtu:

  • natriumi;
  • kaliumi;
  • kreatinina;
  • urea;
  • analiza te tjera sipas gjendjes.

Keto nuk diagnostikojne apendesitin, por ndihmojne ne vleresimin e gjendjes se pergjithshme dhe pergatitjen per trajtim.

4. Pse behet analiza e urines?

Analiza e urines nuk behet sepse apendesiti eshte semundje urinare.

Ajo ndihmon kryesisht per te dalluar shkaqe te tjera te dhimbjes, si:

  • infeksioni urinar;
  • guret ne veshka ose ureter;
  • probleme te tjera te traktit urinar.

Per menyren si merret dhe interpretohet mostra mund te lexoni udhezuesin per analizen e urines .

Edhe apendesiti mund te shkaktoje disa ndryshime ne urine.

Kur apendiksi i inflamuar ndodhet prane ureterit ose fshikezes, mund te shfaqen nje numer i vogel leukocitesh ose eritrocitesh ne urine. Prandaj nje analize urine pak anormale nuk verteton automatikisht infeksion urinar.

5. Perse mund te kerkohet test shtatzanie?

Tek nje grua ne moshe riprodhuese, testi i shtatzanise mund te jete pjese e vleresimit te dhimbjes akute te barkut.

Ai ka dy role te rendesishme:

  1. ndihmon ne perjashtimin e problemeve si shtatzania ektopike, e cila mund te imitoje apendesitin;
  2. ndikon ne zgjedhjen e imazherise, sepse ne shtatzani preferohen metoda pa rrezatim kur jane te pershtatshme.

6. Ekografia per apendesitin

Ekografia nuk perdor rrezatim dhe eshte vecanerisht e dobishme tek:

  • femijet;
  • adoleshentet dhe te rinjte;
  • grate shtatzena;
  • paciente ku deshirohet te ulet ekspozimi ndaj rrezatimit.

Ekografia mund te tregoje nje apendiks te zmadhuar dhe jo kompresibel, inflamacion te indeve perreth, leng ose shenja te tjera.

Po nese apendiksi nuk shihet?

Kjo ndodh jo rralle.

Nje ekografi ku apendiksi nuk vizualizohet nuk do te thote automatikisht se apendesiti eshte perjashtuar.

Vendimi i metejshem varet nga:

  • rreziku klinik;
  • shenjat sekondare ne ekografi;
  • analizat;
  • mosha;
  • nese pacientja eshte shtatzene;
  • disponueshmeria e MRI ose CT.

7. CT e abdomenit dhe legenit

CT eshte nje nga ekzaminimet me te sakta per diagnostikimin e apendesitit tek te rriturit.

Mund te tregoje:

  • apendiks te zmadhuar dhe te inflamuar;
  • inflamacion te yndyres perreth;
  • fekalit;
  • perforim;
  • absces;
  • leng ose inflamacion peritoneal;
  • nje shkak tjeter te dhimbjes.
Tek nje i rritur me dhimbje poshte djathtas dhe dyshim per apendesit, CT abdomen/pelvis me kontrast IV eshte shpesh ekzaminimi me i pershtatshem.

Zgjedhja konkrete varet nga mosha, shtatzania, funksioni renal, alergjite, ekzaminimi klinik dhe protokolli i qendres.

A duhet CT per cdo pacient?

Jo.

Disa paciente kane probabilitet klinik shume te ulet dhe mund te mos kene nevoje per imazheri. Tek femijet dhe shtatzena preferohen metoda pa rrezatim si hapi fillestar.

Ne disa paciente me paraqitje shume tipike dhe rrezik te larte, ekipi kirurgjikal mund te vendose menaxhimin pa kerkuar domosdoshmerisht cdo ekzaminim te mundshem.

8. MRI per apendesitin

MRI jep imazhe te detajuara pa rrezatim jonizues.

Perdoret vecanerisht:

  • ne shtatzani kur ekografia nuk jep pergjigje te mjaftueshme;
  • tek disa femije pas nje ekografie jo diagnostike;
  • kur duhet shmangur CT dhe MRI eshte e disponueshme.

MRI mund te identifikoje apendiksin e inflamuar dhe komplikacione si abscesi ose inflamacioni perreth.

Kufizimi kryesor eshte se MRI nuk eshte gjithmone e disponueshme shpejt ne urgjence.

Si diagnostikohet apendesiti tek femijet?

Tek femijet synohet te arrihet diagnoza me sa me pak ekspozim ndaj rrezatimit.

Rruga mund te perfshije:

  1. historine dhe ekzaminimin;
  2. hemogramen dhe treguesit inflamator;
  3. nje risk score pediatrik kur eshte i dobishem;
  4. ekografine si imazheri te pare ne shume raste;
  5. MRI ose CT kur ekografia eshte e paqarte dhe dyshimi vazhdon.
Jo cdo femije me dhimbje barku ka nevoje per CT.

Sipas ACR, tek femijet me rrezik klinik te ndermjetem, ekografia e abdomenit ose kuadrantit te poshtem djathtas eshte zakonisht ekzaminimi fillestar i pershtatshem.

Si diagnostikohet apendesiti ne shtatzani?

Apendesiti mund te ndodhe gjate shtatzanise dhe diagnoza mund te jete me e veshtire sepse nauzea, te vjellat dhe ndryshimet abdominale mund te kene shkaqe te tjera.

Sipas ACR, tek nje grua shtatzene me dyshim per apendesit:

  • ekografia abdominale eshte zakonisht e pershtatshme;
  • MRI abdomen/pelvis pa kontrast IV eshte zakonisht e pershtatshme;
  • CT mund te perdoret kur eshte klinikisht e nevojshme dhe alternativat nuk japin pergjigje te mjaftueshme.
Shtatzania nuk eshte arsye per te vonuar diagnozen e nje apendesiti te mundshem.

Perforimi dhe infeksioni intraabdominal jane rrezik si per nenen, ashtu edhe per shtatzanine. Zgjedhja e imazherise behet duke balancuar shpejtesine e diagnozes dhe ekspozimin ndaj rrezatimit.

A perdoret radiografia e thjeshte e barkut?

Radiografia e zakonshme e barkut nuk eshte ekzaminim rutinor per diagnostikimin e apendesitit.

Mund te kete rol ne situata te tjera abdominale, por zakonisht nuk ka saktesine e ekografise, CT-se ose MRI-se per apendesitin.

A nevojitet laparoskopi diagnostike?

Laparoskopia lejon kirurgun te shikoje organet brenda barkut dhe, nese gjendet apendesit, te kryeje apendektomine gjate te njejtes procedure.

Megjithate, nuk eshte testi rutinor i pare diagnostik.

Sot historia, ekzaminimi, risk stratification dhe imazheria mund te vendosin ose mbeshtesin diagnozen ne shumicen e pacienteve.

Laparoskopia mund te kete rol kur:

  • dyshimi kirurgjikal mbetet i larte;
  • situata klinike kerkon operacion;
  • diagnoza mbetet e paqarte pas vleresimit te pershtatshem;
  • ekziston dyshim per nje shkak tjeter kirurgjikal.

Cfare ndodh kur diagnoza mbetet e paqarte?

Jo cdo pacient merr diagnoze perfundimtare ne minuten e pare te urgjences.

Tek nje pacient klinikisht stabil me rezultat te paqarte, ekipi mund te perdore:

  • ekzaminime abdominale te perseritura;
  • matje te perseritura te temperatures dhe shenjave vitale;
  • analiza te perseritura;
  • ekografi te perseritur;
  • CT ose MRI sipas rrezikut;
  • konsulte kirurgjikale.
“Prisni 24 ore ne shtepi dhe shikoni cfare ndodh” nuk eshte udhezim universal per apendesitin.

Vezhgimi mund te jete pjese e nje plani mjekesor tek paciente te perzgjedhur, por dhimbja qe po perkeqesohet, temperatura, te vjellat, barku i forte ose gjendja e keqe kerkojne rivleresim pa vonese.

A mund te dale CT normale dhe te kem apendesit?

Asnje test nuk ka saktesi 100%.

CT ka saktesi te larte, por diagnoza mund te jete me e veshtire ne faza shume te hershme, kur anatomia eshte e pazakonte ose kur imazheria nuk eshte teknikisht optimale.

Nese simptomat vazhdojne ose perkeqesohen pavaresisht nje ekzaminimi fillestar jo perfundimtar, duhet rivleresim klinik.

Cfare problemesh mund te ngaterrohen me apendesitin?

Imazheria dhe analizat ndihmojne te dallohen edhe gjendje si:

  • gastroenteriti;
  • infeksioni urinar;
  • guret ne veshka ose ureter;
  • semundja Crohn;
  • adeniti mezenterik;
  • divertikuliti;
  • obstruksioni intestinal;
  • cisti ovarian;
  • torsioni ovarian;
  • semundja inflamatore pelvike;
  • shtatzania ektopike.

A duhet te prisni per analizat para se te shihni kirurgun?

Jo domosdoshmerisht.

Kur dyshimi eshte i larte ose ka shenja te perforimit, peritonitit, abscesit, sepsis ose perkeqesimit te shpejte, konsultimi kirurgjikal mund te filloje paralelisht me analizat dhe imazherine.

Testet duhet te ndihmojne vendimmarrjen dhe jo te shkaktojne nje vonese te pasigurt tek nje pacient qe po perkeqesohet.

Pyetje te shpeshta per diagnozen e apendesitit

A e tregon apendesitin analiza e gjakut?

Jo e vetme. Leukocitet, neutrofilet dhe CRP mund ta mbeshtesin dyshimin, por mund te jene normale ne disa paciente dhe mund te rriten nga shume semundje te tjera.

A e diagnostikon apendesitin CRP-ja?

Jo. CRP tregon inflamacion, por nuk tregon se inflamacioni vjen patjeter nga apendiksi.

A mund ta tregoje analiza e urines apendesitin?

Jo. Analiza e urines perdoret kryesisht per te kerkuar probleme urinare qe mund te imitojne apendesitin. Disa paciente me apendesit mund te kene gjithashtu ndryshime te vogla ne urine.

Cili ekzaminim eshte me i sakte tek te rriturit?

CT abdomen/pelvis ka saktesi shume te larte dhe perdoret shpesh tek te rriturit. Zgjedhja konkrete varet nga situata klinike dhe karakteristikat e pacientit.

Pse tek femijet preferohet ekografia?

Sepse nuk perdor rrezatim. Nese rezultati nuk eshte diagnostik dhe dyshimi vazhdon, mund te nevojitet MRI ose CT.

Cili ekzaminim perdoret ne shtatzani?

Ekografia dhe MRI pa kontrast IV jane zakonisht zgjedhjet e para. CT mund te perdoret kur eshte klinikisht i nevojshem dhe diagnoza nuk mund te arrihet ne menyre te sigurt me metodat e tjera.

Nese ekografia nuk e sheh apendiksin, a do te thote se nuk kam apendesit?

Jo. Mosvizualizimi i apendiksit nuk eshte automatikisht rezultat negativ. Mjeku vlereson simptomat, analizat, shenjat indirekte dhe nese duhet imazheri tjeter.

A duhet bere MRI per cdo apendesit?

Jo. MRI perdoret ne raste te zgjedhura, vecanerisht ne shtatzani dhe tek disa femije ose paciente ku duhet shmangur rrezatimi.

A duhet bere laparoskopi vetem per diagnoze?

Jo zakonisht. Laparoskopia eshte procedure kirurgjikale dhe perdoret kur situata klinike e justifikon, jo si testi fillestar per cdo pacient me dhimbje barku.

A mund te kem apendesit edhe nese leukocitet jane normale?

Po. Kjo mund te ndodhe sidomos heret ne semundje. Nje hemograme normale nuk e perjashton diagnozen kur simptomat vazhdojne.

Burime mjekesore te perdorura per rishikimin:

Keni analiza ose nje raport eko, CT apo MRI per apendesitin?

Per nje pyetje jo-urgjente pas vleresimit mjekesor mund te tregoni simptomat, leukocitet, CRP-ne dhe perfundimin e ekografise, CT-se ose MRI-se. Nese dhimbja po perkeqesohet ose aktualisht dyshohet apendesit akut, shkoni ne urgjence dhe mos prisni pergjigje online.

Bej nje pyetje
Rishikuar nga: Dr. Albana Greca , Mjeke Familjeje
Rishikimi mjekesor: Shtator 2026

Konsultohu me Dr. Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca, mjeke e familjes
Drejtimi mjekesor i PyetMjekun

Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini, MBBS, MMedScMjeke e Familjes, Mjeke e Pergjithshme, Autore dhe Studiuese Mjekesore
MBBSMMedScMjeke e Familjes20+ vjet eksperience
20+Vjet eksperience mjekesore
1,400+Pergjigje ne PyetMjekun
2013Aktive ne konsultimin online
Rreth autores

Rreth Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini eshte mjeke e familjes, mjeke e pergjithshme, autore mjekesore dhe studiuese me mbi 20 vjet eksperience. Puna e saj perfshin kujdesin paresor, parandalimin, ndjekjen e semundjeve kronike, edukimin e pacienteve dhe komunikimin mjekesor online.Ne PyetMjekun, ajo drejton permbajtjen mjekesore dhe shpjegon simptoma, analiza dhe ceshtje te zakonshme shendetesore ne nje gjuhe te qarte. Qellimi i informacionit eshte t'i ndihmoje lexuesit te kuptojne me mire shendetin e tyre dhe te dine kur duhet te kerkojne vleresim mjekesor.
"Qellimi im eshte ta shpjegoj informacionin mjekesor ashtu si do t'ia shpjegoja nje pacienti ne praktike: qarte, me kujdes dhe pa krijuar frike te panevojshme."Dr. Albana Greca
Pergjegjesite editoriale

Roli ne PyetMjekun

Shkrim mjekesor

Pergatit artikuj dhe pergjigje edukative per kujdesin paresor dhe ceshtjet e zakonshme shendetesore.

Kontroll i saktesise

Kontrollon qartesine, kufizimet dhe sigurine e informacionit para publikimit ose perditesimit.

Edukimi i pacienteve

Perkthen informacionin klinik ne shpjegime praktike qe lexuesit mund t'i kuptojne me lehte.
Formimi profesional

Edukimi dhe Kualifikimet

2000-2006

Studimet ne Mjekesi

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Shqiperi.
2008-2011

Master i Shkencave Mjekesore, MMedSc

University of Malaya, Fakulteti i Mjekesise, Malajzi, me fokus ne metodologjine e kerkimit dhe epidemiologji.
Fushat e fokusit

Temat Mjekesore

  • Kujdesi paresor dhe mjekesia e familjes
  • Parandalimi dhe kontrolli periodik
  • Semundjet kronike dhe ndjekja afatgjate
  • Diabeti, prediabeti dhe edukimi metabolik
  • Interpretimi edukativ i analizave laboratorike
  • Siguria e barnave dhe perdorimi i tyre
  • Telemjekesia dhe komunikimi me pacientet
  • Edukimi shendetesor ne gjuhen shqipe
Kerkimi shkencor

Telemjekesia ne Kujdesin Paresor

Integrating Telehealth in Primary Care: an Albanian Perspective

Dr. Albana Greca Sejdini eshte bashkeautore e nje studimi mbi perdorimin e telemjekesise ne kujdesin paresor ne Shqiperi. Studimi trajton aksesin, pengesat teknologjike, trajnimin, besimin e pacienteve, privatesine dhe kufizimet e konsultimit pa ekzaminim fizik.Shiko regjistrimin shkencor ne EGPRN
Informacion per edukimPermbajtja e publikuar nga Dr. Albana Greca ne PyetMjekun nuk zevendeson ekzaminimin, diagnozen, receten ose planin individual te trajtimit. Per urgjenca telefononi 112 ose paraqituni ne urgjencen me te afert.

Keni nje Pyetje Shendetesore?

Lexoni rregullat para dergimit. Pyetjet e pranuara mund te publikohen ne forme anonime pas moderimit manual.Lexo rregullat dhe bej pyetjen

Më ndiqni