Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SINDROMI I LODHJES KRONIKE(SLK)

SINDROMI I LODHJES KRONIKE(SLK)

CFARE ESHTE SINDROMI I LODHJES KRONIKE?

Sindromi i lodhjes kronike nuk eshte nje ulje -ngritje jonormale e energjise .Nje shenje e hershme e kesaj semundje eshte nje lodhje e theksuar dhe qartesisht e dukshme qe shfaqet papritur. Ajo shpesh eshte nje lodhje qe kalon kur personi qetesohet e megjithate perseri ne disa raste ajo nuk pushon . Shpesh kjo lodhje nuk qetesohet nga pushimi ne shtrat ,por rritet akoma me shume nga aktivitet e theksuara fizike apo mendore . Personat me kete semundje kane ne nje ritem te ulet aktiviteti ditor dhe shpesh here kjo eshte shume e dukshme ne krahasim me nivelin e aktiviteteve qe personi kishte para prekjes nga SLK . Kjo semundje shfaqet dy here me shume tek femrat ne krahasim me meshkujt ,kjo ndoshta si rrjedhoje e ndikimeve gjenetike ,psikologjike dhe sociale .

CILAT JANE SIMPTOMAT DHE SHENJAT E SINDROMIT TE LODHJES KRONIKE?

Diagnostikimi i nje personi me sindromin e lodhjes kronike behet ne momentin qe plotesohen dy kritere .

  1. Nje lodhje e rende kronike(vazhdueshme) e cila ka zgjatur me shume se gjashte muaj dhe qe nuk ka asnje shkak tjeter mjekesor te njohur .
  2. Te kete prezent njekohesisht kater apo me shume nga simptomat e meposhtme :

-demtim te kujteses afatshkurter apo perqendrimit
-dhimbje fyti
-rritje te ndjeshmerise se gjendrave limfatike
-mialgji (dhimbje te muskujve)
-dhimbje ne nyjat limfatike e pashoqeruar nga edema apo eritema
-dhimbje koke
-gjume jo i rehatshem
-ndjesia e te qenurit semure pas nje aktiviteti te rende fizik apo mendor

Kombinimi i ketyre simptomave do ti atribuohet sindromit te lodhjes kronike nese kane nje prezence prej 6 muajsh tek pacienti apo me gjate dhe qe nuk kane qene prezente me pare .

CFARE E SHKAKTON SINDROMIN E LODHJES KRONIKE?

Pavaresisht nga kerkimet shkencore qe jane realizuar per kete semundje , perseri shkaku i zhvillimit te saj mbetet i panjohur . Disa arsye te mundshme se perse zhvillohet kjo semundje mund te permendim :

-infeksionet virale
-shkaqe traumatike
-stresi
-toksinat

A KA FAKTORE RRISKU ZHVILLIMI I KESAJ SEMUNDJE?

Kerkimet shkencore kane treguar se zhvillimi i kesaj semundje eshte me i mundshem te ndodh ne grupmoshen 40-50 vjec . Me te rriskuar per zhvillimin e kesaj semundje jane femrat ne krahasim me meshkujt .

A KA NJE TRAJTIM TE MUNDSHEM PER SINDOMIN E LODHJES KRONIKE?

Aktualisht nuk ka nje kure per trajtimin e sindromit te lodhjes kronike . E megjithate ka terapi qe mundesojne lehtesimin e simptomave . Eshte shume e rendesishme qe ne kete semundje te konsumohet nje diete ushqimore e shendetshme , pushimet ditore duhet te respektohen , duhet inkurajuar aktiviteti fizik deri ne momentin qe nuk jep perkeqesim te lodhjes , reduktimi i stresit,etj . E gjitha kjo duhet respektuar pasi mbivendosja e cdo njeres prej ketyre simptomave mund te japi perkeqesimin e semundjes . Kontaktimi me nje mjek per organizimin e nje plani aktiviteti mund t’ju ofroj perfitime te medha dhe po ashtu mund tju ndihmoje ne kapercimin disi te zhgenjimit nga semundja .

Terapia jofarmakologjike qe perfshine : -akupunkturen,-terapine ne uje ,-kiroterapine ,-ushtrimet e lehta , -masazhin ,-vetehipnozen, -strecing,-perdorimi i paisjeve terapeutike dhe joga . Po ashtu psikoterapia ,vecanerisht terapia konjitive , ka treguar nje qasje pozitive per perballimin dhe zbutjen e simptomave te semundjes .

Terapia farmakologjike perfshine nje numer te madh medikamentesh qe perdoren ne menyre specifike bazuar tek simptomat qe shfaq semundja . Eshte e rendesishme qe medikamentet te fillohen ne doza te ulta dhe te shikohet ecuria e simptomave per te rregulluar dozen .

Nje menyre tjeter mbeshtetje mund te jete krijimi i grupeve te perbashketa me persona qe kane aktualisht ose kane kaluar te njejten eksperience . Ne fakt kjo teknike terapeutike mund te mos jete efektive per te gjith personat qe ndajne kete semundje, pasi mund te rrisi nivelin e stresit .

CILA ESHTE PROGNOZA E SEMUNDJES?

Ecuria e semundjes se SLK tek persona te ndryshem ka ecuri klinike te ndryshme . Personat qe sherohen nga kjo semundje nuk jane saktesisht te ditur ,madje as simptomat qe percaktojne sherimin prej ketij crregullimi nuk jane saktesisht te njohur . Megjithese edhe nje person mund te konsiderohet qe e ka kaluar semundjen , serisht duhet ti kushtojne vemendje shmangies se lodhjes . Statistikat kane treguar se nje pacient nuk mund te sherohet plotesisht prej semundjes ,pasi ajo ka nje kurs ciklik mes periudhave te crregullimeve dhe mirqenies relative .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/chronic-fatigue-syndrome.html

https://www.cdc.gov/me-cfs/index.html#:~:text=Myalgic%20encephalomyelitis%2Fchronic%20fatigue%20syndrome%20(ME%2FCFS)%20is,severe%20fatigue%20and%20sleep%20problems.

https://www.nhs.uk/conditions/chronic-fatigue-syndrome-cfs/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chronic-fatigue-syndrome/symptoms-causes/syc-20360490

Konsultohu me Anonim