Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


fjalekalim i humbur

Keni humbur fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi shkruani adresën tuaj të emailit. Do të merrni një lidhje dhe do të krijoni një fjalëkalim të ri me email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

Ju duhet të identifikoheni për të bërë një pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Përgjegjësia: Të gjitha Mjetet Shëndetësore të publikuara në këtë faqe interneti nuk kanë për qëllim të jenë zëvendësues për diagnostikimin, këshillimin ose trajtimin profesional mjekësor nga një mjek i trajnuar. Kërkoni këshilla nga mjeku juaj ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor me pyetje që mund të keni në lidhje me simptomat dhe gjendjen mjekësore për një diagnozë të plotë mjekësore. Mos e vononi ose mos pranoni të kërkoni këshilla mjekësore profesionale për shkak të diçkaje që keni lexuar në këtë faqe interneti.

Helmimi nga alkooli

Helmimi nga alkooli, qe ndryshe mund te quhet edhe si mbidoze me alkool, eshte nje gjendje shendetesore shume e rende e ardhur si pasoje e pirjes pa kriter te kesaj substance te demshme.
Alkooli ka nje ndikim shume te rende ne tupin tuaj, ai eshte nje depresant i sistemit nervor qendror dhe shkakton ngadalesim te frymemarrjes, te rrahurave te zemres dhe detyra te tjera te rendesishme te trupit tuaj.
Mbidoza apo helmimi i rende nga alkooli mund te coje ne demtime te trurit ose vdekje.
Cili eshte roli i melcise ne kete rast?
Melcia eshte nje organ shume i rendesishem ne trup duke pastruar gjakun nga toksinat, por nese ju jeni nga ato njerez qe konsumoni shume alkool ne nje kohe shume te shkurter, melcia mund te mos jete e gjendje ta perballoje kete situate dhe mund te behet shkak per helmime.

Kush jane shenjat qe ju sugjerojne se nje person ka kaluar ne helmim nga alkooli?

Shenjat apo simptomat dalluese te helmimit nga alkooli varen nga sasia e alkoolit dhe koha ne te cilen ai eshte pire.
Shenjat fillestare te helmimit nga alkooli jane:

  • Era e alkoolit nga goja.
  • Te folurit te paqarte ose konfuzion mendor.
  • Probleme ne koordinimin e levizjeve.

Nese gjendja rendohet mund te kemi:

  • Demtim te aftesive njohese dhe konfuzion te rende mendor.
  • Pergjumje dhe paaftesi per te qendruar zgjuar.
  • Konvulsione/te dridhura.
  • Ulja e numrit te frymemarrjeve, deri ne me pak se 8 frymemarrje ne minut.
  • Pushime te gjata ndermjet frymemarrjeve.
  • Rrahje shume te ngadalta te zemres.
  • Ulja e niveleve te sheqerit ne gjak.
  • Te perziera dhe te vjella.
  • Renie te temperatures se trupit.
  • Zbehje te lekures.

Kur konsumi i alkoolit behet i rrezikshem?

Sipas te dhenave te statistikave ne bote po rriten gjithnje e me shume rastet e abuzimit me alkoolin. Konsumi i sasive te pakta te alkoolit nuk ka gjasa te jete e demshme per njerezit, por pirja e sasive te teperta ne menyre te vazhdueshme mund te behet e rrezikshme.
Pirja e tepert e alkoolit, percaktohet si 4 pije ne 2 ore per grate dhe 5 pije ne 2 ore per burrat.
Pirja e rende, konsiderohet si pirja e 8 pijeve ose me shume ne jave per grate dhe 15 ose më shume pije ne jave per burrat.

Duhet te kemi kujdes vecanerisht nese jemi pa ngrene ushqim sepse perthithja e alkoolit eshte shume e shpejte nese jeni me stomakun bosh. Ne kete menyre efektet negative te alkoolit mund te fillojne dhe te shfaqen brenda 10 minutash.

Por shpesh edhe mund te behet nje ngaterrese ndermjet sasis se alkoolit te konsumuar dhe dehjes!

Keshtu per shembull:

  • Nje birre 350 ml permban 5% alkool
  • Nje gote vere 140 ml permbane 12% alkool
  • Nje gote pije alkoolike me ngjyre 45 ml permban 40% alkool.

Prandaj ne momentin qe jeni duke konsumuar nje pije alkoolike kushtojini shume rendesi sasise se % se alkoolit dhe sasise ne mililiter qe pini.

Si trajtohet helmimi nga alkooli?

Nese ju keni konsumuar sasi te medha alkooli dhe paraqiteni ne spital me shenja apo simptoma te renda, hapi i pare qe mund te bejne mjeket eshte lavazhi gastrik.
Kjo teknike parandalon perthithjen e alkoolit dhe kalimin e tij ne gjak.

Ne kushte spitalore ato gjithashtu mund te :

  • Jepen serume ne rruge intravenoze.
  • Jepet oksigjen shtese per te permiresuar procesin e frymkembimit.
  • Jepen lengje nga goja ne menyre qe stomaku te shpelahet nga toksinat. etj

Po ne kushte shtepie si veprohet? Ne kushte shetpie eshte shume e rendesishme qe te kujdeseni te ruani te hapura rruget ajrore. Ne momentin qe pacienti ka te vjella duhet tia mbani koken perkulur para ne menyre qe mos te kalojne te vjellat ne rruget e frymemarrjes. Po ashtu nje njeriu te tille duhet ti qendroni afer, ti siguroni ngrohtesi duke e mbuluar me nje batanie sepse temperatura e trupit fillon te ulet. Nga te vjellat e shumta qe mund te kete personi mund te rrezikoje dehidrimin dhe si rrjedhoje duhet ti japim uje ose mund te perdorni edhe pak sode buke, quke qene se aciditeti i stomakut eshte rritur dhe duhet ta neutralizojme. Per do pyetje qe mund te keni mund te na shkruani ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com

REFERENCAT

https://www.webmd.com/mental-health/addiction/alcohol-poisoning-overview

https://americanaddictioncenters.org/alcoholism-treatment

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/3909-alcoholism

https://www.healthyhorns.utexas.edu/alcoholpoisoning_whattodo.html

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?