Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


fjalekalim i humbur

Keni humbur fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi shkruani adresën tuaj të emailit. Do të merrni një lidhje dhe do të krijoni një fjalëkalim të ri me email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

Ju duhet të identifikoheni për të bërë një pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Përgjegjësia: Të gjitha Mjetet Shëndetësore të publikuara në këtë faqe interneti nuk kanë për qëllim të jenë zëvendësues për diagnostikimin, këshillimin ose trajtimin profesional mjekësor nga një mjek i trajnuar. Kërkoni këshilla nga mjeku juaj ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor me pyetje që mund të keni në lidhje me simptomat dhe gjendjen mjekësore për një diagnozë të plotë mjekësore. Mos e vononi ose mos pranoni të kërkoni këshilla mjekësore profesionale për shkak të diçkaje që keni lexuar në këtë faqe interneti.

Vlerat normale te kolesterolit ne gjak.

Cfare eshte kolesteroli?

Klesteroli eshte nje yndyre(lipid), ne trajte dylli qe gjendet ne te gjitha qelizt e trupit dhe eshte shume i rendesishem per mirefunksionimin e organizmit.
Kolesteroli ka gjithashtu funksione kyce ne prodhimin e disa substancave shume te rendesishme ne trupin e njeriut si hormonet steroide dhe vitaminen D.
Burimet e kolesterolit jane te ndryshme, nje pjese e tyre prodhohet nga melcia qe gjendet ne trupin tone dhe pjesa tjeter merret nga ushhqimet si: mishi, qumshit dhe nenproduketet e tij, etj.
Pra nje pjese e mire e kolesterolit perfitohet nga ushqimet qe jane te pasura me yndyrna shtazore, qe ne te vertete jane yndyrna te ngopura dhe shume te rrezikshme.

Trupi ka nevoje per kete lloj yndyre ne menyre qe te funksionoj si duhet, por ne momentin qe vlerat e kolesterolit fillojne dhe rriten atehere kemi shfaqjen e problemeve. Kur kemi sasi te teperta te kolesterolit, ai ka tendence te ngjitet ne muret e arterieve te trupit, duke krijuar pllaka aterosklerotike, te cilat pengojne rrjedhen normale te gjakut.

Cili eshte roli i kolesterolit ne trupin e njeriut?

Ka disa perdorime te kolesterolit, qe jane shume te rendesishme per mirefunksionimin e trupit te njeriut:

  • Eshte elementi kyc qe nderton membranat qelizore dhe i jep qendrueshmeri asaj.
  • Eshte element perberes i disa hormoneve si: kortisol, aldosteron, androgjene, estrogjene, etj.
  • Eshte shume i rendesishem ne prodhimin e vitamines D.
  • Ka rol kyc ne prodhimin e acideve biliare, qe jane te rendesishme ne tretjen e yndyrnave.
  • Eshte po ashtu shume i rendesishem ne metabolizmin e vitaminave te tretshme ne yndyrna.

Cilat jane vlerat normale te kolesterolit ne gjak?

Per vlerat e kolesterolit ne gjak jane percaktuar vlera normale dhe ato jonormale, por ato ndryshojne ne baze te gjinise dhe moshes.

Me poshte do te paraqesim vlerat normale te kolesterolit bazuar ne grup-mosha specifike.

MoshaKolesteroli
Total
HDL
-kolesterol
LDL
-kolesterol
Jo-HDL
kolesterol
Te rinjte deri ne 19 vjecMe pak se 170mg/dlRreth 45mg/dlMe pak se 110mg/dlMe pak se 120mg/dl
Meshkujt mbi 20 vjec125-200mg/dl40mg/dl ose me shumeMe pak se 100mg/dlMe pak se 130mg/dl
Femrat mbi 20 vjec125-200mg/dl50mg/dl ose me shumeMe pak se 100mg/dlMe pak se 130mg/dl

Keto konsiderohen vlera normale per shumicen e njerezve te quajtur te shendetshem.
Ne momentin qe nje person vuan nga semundje te zemres ose ka faktore te tjere rreziku per semundje te zemres, atehere ka nje mundesi shume te madhe qe vlerat e LDL-kolesterol te jene me te rritura.

Ne momentin qe merrni ne dore analizat tuaja duhet te kini parasysh se komentin perfundimtar te tyre duhet ta bej vetem mjeku, por ju mund te krijoni nje ide rreth gjendjes tuaj duke vleresuar nivelet e LDL-kolesterol dhe HDL-kolesterol ne gjak.
Ju duhet te dini qe vlerat e LDL-kolesterol duhet te jene sa me afer kufirit normal te vlerave te references ose me i ulet, ndersa vlerat e HDL-kolesterol duhet te jene brenda kufirit normal te references ose me te larta. Nje HDL-kolesterol mbi vlerat 60mg/dl ju ofron nje mbrojtie kunder semundjeve te zemres.

A ka dallime te vlerave bazuar ne gjini?

Pothuajse shumica e niveleve te larta te kolesterolit jane te njejeta pavaresisht nga gjinia.
E megjithate ka nje ndryshim ndermjet te rriturve ne lidhje me vlerat e HDL-kolesterol.
Femrat deri ne moshen e menopauzes, kane HDL-kolesterol ne nivele me te larta se meshkujt, dhe pikerisht kjo tregone se femrat jane me te mbrojtura se meshkujt nga semundjet e zemres.

Sapo keni mesuar se keni vlera te larta te kolesterolit dhe nuk dini cfare te beni?

Vlerat e larta te kolesterolit jane nje burim rreziku per shume semundje, e vecanerisht per semundjet e zemres, por njohja e vlerave te kolesterolit ne gjak ju ndihmon te njihni rrezikun qe ju kanoset dhe te mbroheni prej saj.
Megjithate ju nuk duhet te sheqetesoheni kot pa arsye, edhe nese vlerat e kolesterolit ne gjak jane pak mbi kujfijt e normales duhet te bisedoni me mjekun tuaj.
Gjithashtu duhet te punoni nga afer me mjekun tuaj nese keni vlera shqetesuese te kolesterolit, ne menyre qe ti riktheheni nje jetese te shendetshme dhe te ulni rrezikun per komplikacione shendetesore.

  1. Kujdes me konsumin e yndyrnave te ngopura, duhet ti reduktoni ne maksimum konsumin e tyre. Ushqimet qe duhet te keni kujdes jane: mishi, qumshti dhe nenproduktet e tij, cokollata, ushqimet e skuqura, etj.
  2. Ulja e peshes se tepert ju ndihmon te ulni yndyrnat e keqija nga trupi ose LDL-kolesterol dhe trigliceridet.
  3. Aktiviteti fizik i rregullt ju mban te shendetshem duke ulur rrezikun per komplikacione nga rritja e kolesterolit.
  4. Kujdes pirja e duhanit ul nivelet e kolesterolit te mire ose HDL-kolesterol dhe rrit nivelet e kolesterolit te keq ose LDL-kolesterol, prandaj ju duhet te mundoheni ta lini duhanin edhe nese jeni duhanpires.
  5. Nese vuani nga kolesteroli i larte mos harroni te merrni ilacet tuaja ne kohe.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/cholesterollevelswhatyouneedtoknow.html

https://my.clevelandclinic.org/health/articles/11920-cholesterol-numbers-what-do-they-mean

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-cholesterol/symptoms-causes/syc-20350800#:~:text=Overview,deposits%20in%20your%20blood%20vessels.

https://www.cdc.gov/cholesterol/ldl_hdl.htm

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?