Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


fjalekalim i humbur

Keni humbur fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi shkruani adresën tuaj të emailit. Do të merrni një lidhje dhe do të krijoni një fjalëkalim të ri me email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

Ju duhet të identifikoheni për të bërë një pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Përgjegjësia: Të gjitha Mjetet Shëndetësore të publikuara në këtë faqe interneti nuk kanë për qëllim të jenë zëvendësues për diagnostikimin, këshillimin ose trajtimin profesional mjekësor nga një mjek i trajnuar. Kërkoni këshilla nga mjeku juaj ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor me pyetje që mund të keni në lidhje me simptomat dhe gjendjen mjekësore për një diagnozë të plotë mjekësore. Mos e vononi ose mos pranoni të kërkoni këshilla mjekësore profesionale për shkak të diçkaje që keni lexuar në këtë faqe interneti.

Vaksinat kunder alergjise

Ne ditet e sotme, sipas te dhenave statistikore ne bote, po rriten gjithnje e me shume rastet e njerezve qe vuajne nga alergjite e llojeve te ndryshme.
Alergenet jane substanca te huaja qe futen ne trupin e njeriut dhe mund te japin zhvillimin e alergjise.
Ndersa vaksinat e alergjise jane injeksione qe permbajne sasi te vogla alergenesh, te cilat jane te afta te ndryshojne dozen e pergjigjes se organizmit ndaj alergjive te ndryshme. Me kalimin e kohes ashpersia e simptomave te alergjise ulet si pasoje e desensibilizimit te organizmit, duke ulur dozen e ashpersise se pergjigjes ndaj llojeve te alergeneve.
Pra me pak fjale, vaksinat e alergjise ndikojne duke forcuar sistemin imunitar te nje individi dhe ne kete menyre nuk do te perjetoni me reaksione alergjike ose sulmet e alergjise do te jene shume te vogla dhe lehtesisht te perballueshme.

Imunoterapia kunder alergjise ose vaksinat e alergjise nuk japin nje zgjidhje te menjehershme te problemit, por me kalimin e kohes, ato mund te bejne nje ndryshim te madh. Kujdes mund tju duhen ndoshta edhe vite deri ne momentin qe vaksinat e alergjise te japin efektin e tyre.
Po nese vuani nga astma? Ne keto raste duhet te keni shume kujdes sepse nese jeni nje njeri qe vuani nga astma duhet qe me pare te kontrrolloni shperthimet e semundjes. Kjo sepse alergenet qe futen ne trup nepermjet vaksines mund te shkaktojne shperthime krizash te astmes dhe prandaj duhet te kihet kujdes te mbahet astma nen kontrroll me medikamente nderkohe. Per informacione te detajuar mund te na shkruani ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com

Sa shpeshe duhet ta beni vaksinen e alergjise?

Mjeket te cilet duhet ti drejtohemi per problemet e alergjise jane alergologet.
Per vaksinat kunder alergjive, alergologu krijon nje formulim te vaksines qe bazohet ne rezultatet e testit tuaj te alergjise.
Ju do te duhet te beni nje vaksine tek alergologu juaj nje ose dy here ne jave per 3-6 muaj. Vaksina behet ne pjesen e siperme te krahut tuaj.

Çdo jave, mjeku do te rrise sasine e alergeneve ne vaksine derisa te arrini nje doze mbajtese. Mjeku juaj mund t’ju rekomandoje qe te merrni nje ilac si antihistaminiket, perpara se te beni vaksinen ne menyre qe mos te keni komplikacione me vone.

Pasi te keni arritur nje doze mbajtese, zakonisht mund te shkurtoni vizitat ne çdo 2-4 jave, derisa te kaloje ne nje kontrroll rutine 3-5 vjet ose derisa simptomat tuaja te permiresohen.

Do t’ju duhet te prisni ne zyren e alergologut tuaj per rreth gjysme ore pas çdo vaksine alergjie per t’u siguruar qe nuk keni asnje reagim serioz me vone.

Sa shpejt shfaqet efekti i vaksinave ndaj alergjise?

Pengesa me e madhe e vaksinave ndaj alergjive eshte se efekti i saj mund te vonoje te shfaqet. Ju mund te ndiqni nje orari javor te vizitave te mjeku alergolog per muaj te tere dhe mund te kalojne vite deri sa te shihni permiresim te dukshem te simptomave.

Thene keshtu, simptomat ne pergjithesi fillojne te permiresohen brenda vitit te pare te trajtimit dhe shpesh vazhdojne te permiresohen gjate vitit te dyte. Nga viti i trete deri ne te pesten, shumica e njerezve nuk kane me simptoma te alergjise dhe mund te jene ne gjendje te ndalojne marrjen e vaksinave.

Nese simptomat tuaja nuk kane shenja te permiresohen pas nje viti gjate berjes se vaksinave, bisedoni me mjekun per opsionet e tjera te trajtimit.

Kush jane efektet negative, te padeshiruara te vaksinave te alergjive?

Perveç kohes se gjate qe u duhet vaksines te japi efektin e saj, ekziston mundesia per nje reagim negativ ndaj trajtimit, pasi ai permban sasi te vogla te alergeneve qe ju jeni alergjik.
Per shembull, mund te keni skuqje ose enjtje rreth vendit te injektimit ose mund te keni edhe simptoma te tjera.

Gjithashtu eshte e mundur te kemi anafilaksi, e cila eshte nje reaksion i rende alergjik qe perfshin urtikarie(te kruara ne lekure), enjtje, probleme me frymemarrjen, marramendje dhe humbje te vetedijes. Kjo eshte arsyeja pse ju duhet te merrni trajtimin ne zyren e alergologut tuaj dhe te prisni atje per nje kohë rreth minimalisht 30 minutash pas çdo injeksioni.

Si duhet te pergatitemi per berjen e vaksines se alergjise?

Ju nuk duhet te beni aktivitet te rende fizik 2 ore para dhe pas takimit me mjekun. Ushtrimet rritin shpejtesine e gjakut ne inde dhe mund te beje qe alergenet te perhapen me shpejt ne te gjithe trupin tuaj. Nuk do te thote te shkaktojë nje problem serioz patjeter, por eshte me mire te mos beni shume aktivitet fizik.
Tregojini mjekut per ilacet qe mund te perdorni sepse disa medikamente nderhyjne ne trajtimin ose rrisin rrezikun e efekteve anesore. Ju mund te mos keni nevoje te beni vaksinat kunder alergjive nese merrni keto medikamente.

Nese jeni shtatzene ose planifikoni te mbeteni shtatzene, pyesni mjekun nese duhet te vazhdoni te merrni vaksina kunder alergjive.

Skuqja, enjtja ose acarimi rreth vendit te injektimit te vaksines jane normale. Keto simptoma do te largohen per 4-8 ore nese ndjeni shqetesime te tjera duhet tja komunikoni patjeter mjekut.

REFERENCAT

https://www.webmd.com/allergies/should-i-get-allergy-shots

https://my.clevelandclinic.org/health/treatments/25194-allergy-shots

https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/allergy-shots/about/pac-20392876

https://www.aaaai.org/tools-for-the-public/conditions-library/allergies/allergy-shots-(immunotherapy)

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?