Stafilokoku ne sekrecione uretrale

Question

Si jeni per sa i perket stafilokokut dmth e kisha ne sperme staph aureus pas disa mjekimeve doli negativ km akoma dhimbje nfund barkut majtas dhe tek testikuli i majte dhe ne baze te analizave qe me sugjeruat bona dhe sekrecionet uretrale dhe aty doli staph epidermis dhe urina komplet doli rruazat e bardha 8-10 dhe filamente me shumice esht shenje e nje infeksioni urinar apo shkaktohet nga stafilokoku epidermis ? Flm

Answer ( 1 )

    0
    2024-05-05T17:36:57+00:00

    Përshëndetje,

    Dhimbja në fund te barkut është shenjë e infeksionit urinar. Kjo është vërtetuar me analizën e urines që ka dalë leukocite dhe filamente.

    Ju duhet të vazhdoni mjekim me antibiotikë.

    Por më parë ju duhet një eko abdominale dhe e aparatit urogenitale dhe urokulture per të zgjedhur antibiotikun e saktë.

    E di që jeni lodhur me analiza e mjekime, por fakti që komunikojmë online na kufizon shumë të dhëna të mëparshme apo të rezultuar deri tani.

    Do vazhdoni me antibiotikë (më e mira ato të grupit të kinoloneve nëse nuk bëni urokulture), me analgjezik e të tipit Spasmex, dhe pastrues të kanaleve të urinës psh Urotec.

    Duke ju uruar shërim të shpejtë

    Me shkruani nëse do keni ndonjë shqetësim tjetër.

Lër një Përgjigje