Therje ne gjoks

Pyetje

Pershendetje

Jam nje 23 vjecare, kam therje ne gjoks afer zemres, dhe pjeses tjeter si shtrengim  qe zgjat 2-3 sekonda here ne njeren ane here ne tjetren.

Kjo ndodh 1-2 here brenda ores. Cilet munden me qene arsyet

Përgjigje ( 1 )

    0
    2023-03-08T04:19:52+00:00

    Pershendetje

    Kam pershtypjen qe mund te keni takikardi (rrahjet te shpeshta te zemres) qe ju jep ndjesine e therjes ne gjoks .

    Per mua, matni njehere tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemres dhe I mbani shenim. E Mira eshte te beni edhe nje shirit zemre (EKG) ne menyra qe te kuptojme qe puna e zemres eshte normale.

    Nese jeni perpara periodave, eshte normale qe gjoksi te behet me I ndjeshem e jep keto ndjesi.

    Gjithesesi na duhet te perjashtojme problemet e zemres ne fillim pastaj te tjerat duke perfshire dhe ankthin.

    Nderkohe evitoni pijet me gaz, me kafeine, etj. Qe mund ti rendojne keto shenja.

    Gjithe te mirat.

     

Vazhdo biseden me mjekun