Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kanceri i Cerviksit

Kanceri i Cerviksit

Cfare eshte Kanceri i Cerviksit ( qafes se mitres )?

Kanceri i Cerviksit eshte nje semundje fatkeqsisht shume e zakonshme tek femrat . Ky lloj kanceri shfaqet ne momentin qe qelizat dikur normale ne cerviks pesojne mutacione , qofte ky mutacion ne nivel kromozomal apo ne nje fragment genetik ne ADN . Cerviksi eshte segmenti qe bashkon uterusin ( mitren ) me vaginen , po ashtu ajo eshte nje rruge per kalimin e fetusit gjate aktit te lindjes . Zhvillimi i kesaj semundje ndodh ne nje periudhe kohore te caktuar dhe gjate kesaj periudhe qelizat e cerviksit ndryshojne plotesisht duke u kthyer ne qeliza kancerogjene . Ndryshimet qe pesojne krto qeliza njihen ne termin displazi .

Cilat jane simptomat e kancerit te Cerviksit?

Duke qene se kjo patologji nuk ka pothuajse asnje simptome qartesisht te dallueshme, eshte shume e rendesishme kontrolli periodik i gruas . Duhet qe mjeku te realizoj nje test te quajtur PAP-Test . Ky test konsiston ne nje brush ( furc , te tille si remeli qe perdoret per qerpiket tek femrat ) i cili futet thelle ne cerviks ku merret dhe materiali qe do te egzaminohet nen mikroskop.

Cilet jane faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te cerviksit?

  1. Moshen e hershme ne startimin e marredhenieve seksuale .
  2. Nje histori te partnereve te shumte seksual .
  3. Infeksione genitale si per shembull HPV ( Human Papiloma Virus ).
  4. Semundjet seksualisht te transmetueshme ( SST).
  5. Kalimi i llojeve te tjere kanceri te traktit genital, per shembull kanceri skuamoz epitelial.
  6. Lezione (qeliza jonormale).
  7. Grate 60 vjeç e lart jane ne rrezik me te madh per kancerin e cerviksit , pasi ato jane me pak te gatshme ose ne gjendje te kerkojnë kujdes mjekesor per trajtimin e kancerit te cerviksit .
  8. Faktore te tjerë rreziku perfshijne pirjen aktive ose pasive te duhanit , ushqyerja e dobet dhe nje partner seksual aktual ose te kaluar me faktore rreziku për SST , mungese imuniteti ose testim pozitiv per HIV.

Si trajtohet kanceri i Cerviksit?

Trajtimi per kancerin e cerviksit ( qafes se mitres ) varet nga :

  1. Faza e semundjes .
  2. Madhesia e tumorit .
  3. Mosha

  1. Gjendja e pergjithshme fizike .
  2. Deshira e nje gruaje per te pasur femije.

Ekzistojne tre lloje trajtimi per grate me kancer të cerviksit ( qafes se mitres ) :

  1. Kirurgjia (heqja e kancerit me ane te nje operacion).
  2. Terapia me rrezatim (duke perdorur rreze X me doze te larte ose rreze te tjera me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene)
  3. Kimioterapi (duke përdorur terapi medikamentoze per te vrare qelizat e kancerit).

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/cervical-cancer.html

https://www.nhs.uk/conditions/cervical-cancer/

https://www.cancer.gov/types/cervical

https://www.who.int/health-topics/cervical-cancer

Konsultohu me Anonim