Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I OVAREVE

KANCERI I OVAREVE

Cfare eshte kanceri i ovareve?

Ovaret ndryshe quhen “vezoret” dhe jane pjese e sistemit riprodhues femeror . Aktiviteti i tyre fillon ne momentin qe femra arrin pjekurin seksuale dhe mbaron ne momentin qe arrihet menopauza , ndryshe njihet si fundi i aktivitetit ovarial. Funksioni kryesor i ovareve eshte prodhimi i ovocitev ( ne gjuhen popullore njihen si “vezet “), me nje ritem prodhimi cdo muaj . Ato jane te vendosura ne pjesen e poshtme abdominale ,ne te dyja anet e abdomenit .

Kanceri ovarial ndodh ne momentin qe qelizat ovariale ndahen ne menyre te pakontrolluar duke formuar masa tumorale apo edhe mund te metastazojne ne pjese te tjera te organizmit . Ne pjesen me te madhe te rasteve qelizat malinje qendrojne te lokalizuara ne ovare , por edhe mund te perhapen ne pjes te tjera te trupit . Zakonisht lokalizimi i tyre jasht vezoreve , ndodh ne organet e abdomenit si : – Intensi , – hepari , -stomaku .

Kanceri ovarial mund te kete nje llojshmeri formash , por pjesen me te madhe ( 80-95%) e perbejne qelizat e epitelit te vezoreve ( qelizat e shtreses se jashtme te vezoreve ).

Cilat jane simptomat e kancerit te ovareve?

Zakonisht nuk ka simptoma qartesisht te dukshme per sa i perkete kancerit ovarial .

Ne pjesen me te madhe te rasteve femrat ankohen per simptoma jo shume te qarta , duke perfshire :
*Enjtje ose fryrje te barkut .
*Parehati lidhur me diskomfortin qe jep abdomeni i fryre /enjtur.
*Mungese oreksi .
*Ngopje shume te shpejte ne vaktet ushqimore .
*Stomak i brishte .
*Rritje te frekuences se urinimit .
*Ndryshime ne peshe,shtim/ulje ne peshe .
Diskomforti abdominal ne pjesen me te madhe te rasteve vjen nga akumulimi i likideve ne menyre te pashpjegueshme ne kavitetin abdominal . Diagnoza e semundjes kerkon nje kontroll specifik tek mjeku , pasi keto simptoma nuk jane unike te kancerit ovarial dhe veshtirsia per tu diagnostikuar eshte e madhe .

Si diagnostikohet kanceri ovarial?

Vendosja e diagnozes perfundimtare te kancerit ovarial kerkon realizimin e nje nderhyrje kirurgjikale . Realizimi i nderhyrjes kirurgjikale ka dy qellime :
Se pari , per te bere te mundur heqjen e masave kancerogjene qe gjenden ne ovare .
Se dyti ,marrja e mostrave nga indet perreth per te kuptuar shprendarjen e kancerit ne organe te tjera ( per te percaktuar stadin e semundjes ) .
Mundesia me e mire per te mbijetuar eshte kur bejm te mundur heqjen e te gjith mases tumorale nga ovaret .

Cili eshte trajtimi mjekesor per kancerin ovarial?

Ne momentin qe realizimi i nderhyrjes kirurgjikale ben te mundur vendosjen e diagnozes , terapia me ane te se ciles do te ndiqet pacienti do te varet nga disa faktore . Ketu do te permendim :
1 Llojin e qelizave .
2 Stadin e semundjes .
3 Perhapja e semundjes ne organizem .
4 Masa tumorale qe mbetet ne organizem pas nderhyrjes kirurgjikale .
Terapia plotesuese munde te jete:
*kimioterapia
*radioterapia .

Cilet jane faktoret e rrezikut per kancer ovarial?

  1. Nje diete e pasur me yndyrna .
  2. Planifikimi i femijeve ne nje moshe te vone apo mos pasja e asnje femije .
  3. Infertiliteti, perdorimi i medikamenteve per kontrollin e fertilitetit.
  4. Perdorimi i teknikave te mbrojties nga nje shtatzani e pa deshiruar/planifikuar.
  5. Fillimi i menarkes ne moshe te hershme dhe menopauzes ne moshe te vone .
  6. Perdorimi i nje substance pluhur te quajtur Talcum, tregon per prejardhje kaukaziane ose hebreje .
    Po me i rendesishmi nga te gjitha eshte :
  7. Historia familjare per kancer ovarial dhe kancer gjiri .
    Te pasurit nje te aferm me kancer ovarial rrit rrezikun me gati tre here per zhvillimin e semundjes .
    Ndersa faktoret qe te mbrojne duke minimizuar rrezikun e prekjes nga kjo semundje jne :
  • perdorimi i pilulave kontraceptive per te kontrolluar numrin e shtatzanive .
  • te pasurit nje numer te larte te lindjeve.
  • ushqyerja me gji
  • heqjen e ovareve ose ligatura e tubave te Fallopit .
  • mungesa e nje historie familjare me kete semundje.

A eshte kanceri ovarial i trashegueshem?

Ne shumicen e rasteve kanceri ovarial nuk eshte i trashegueshem , e megjithate statistikat tregojne se 5-10% e personave te marre ne studim , semundja ka nje histori familjare . Te pasurit te nje historie familjare , te aferm te shkalles se pare , me kancer ovarial rrit rrezikun tek femrat per tu prekur nga kjo semundje nga 1.4% ne 3.1%. Sot ka teste gjenetike qe paralajmerojne rrezikun e semundjes , por gjithmone duhet te kontaktoni me mjekun tuaj specialist .

Si mund te parandalohet kanceri ovarial?

Egzistojne teste depistuese(gjenetike) per kancerin ovarial , por gjithmone ato tregojne shkallen e rrezikut per tu prekur ne te ardhmen , jo rrezikun real/aktual te semundjes . Qe domethen teste gjenetike nuk tregojne me siguri , thjeshte bejne nje parashikim per kancerin ovarial . Grate e prekura nga kjo semundje , por qe kane bere nje diagnostikim te hershem te kancerit te gjirit , kane nje shkalle te larte mbijetese . Per fat te keq ne shumicen e rasteve , kanceri i ovareve nuk diagnostikohet ne faz te hershme .

A mund te prekesh nga kanceri ovarial ,nese nje person nuk i ka ovaret?

Nje grua me nje rrezik te shtuar per te zhvilluar kancer ovarial , mund ta konsideroje si nje menyre te mire heqjen e tyre . Kjo procedure ul rrezikun per zhvillimin e kancerit ,por nuk e eleminon plotesisht semundjen . Prandaj nje grua me nje histori familjare per kancer gjiri dhe ate te ovareve dhe me nje test depistues gjenetik pozitiv , duhet te konsultohen me mjekun per heqjen e ktyre organeve .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/ovarian-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/

https://www.nhs.uk/conditions/ovarian-cancer/

https://www.cdc.gov/cancer/ovarian/basic_info/index.htm

Konsultohu me Anonim