Analiza te gjakut-azotemia e larte+glicemia e larte

Pyetje

‍Pershendetje ,ka bere babi disa analiza dhe i kane dal keto vlera azotemia 63.40,hdl kolesterol 27.30 ,ldl kolesterol 78 dhe trigliceridet 425.Babi vuan nga diabeti dhe perdor medikamentin glibomet

Përgjigje ( 1 )

    0
    2024-10-21T12:38:33+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire te m’i dergonit me foto pergjigjet e analizave te babait tuaj, ne menyre qe t’i vleresoj vete specifikisht.

    Per momentin, mund t’ju them se keto vlera jane te lidhura me diabetin per te cilin babai juaj po mjekohet e Glibomet.

    Azotemia e rritur tregon qe veshka ka filluar te demtohet. Duhet te merren masa te rrepta per ta ndihmuar veshken te rikthehet ne normalitet me kufizime ne diete. Plus dua te vleresoj dhe aparatin urinar me urine komplet, eko dhe PSA per te perjashtuar problemet e prostates pasi duke i kuruar ato do rregullohen dhe parametrat e veshkes.

    Per sa i perket triglicerideve ato jane te larta 425, e jane sinkron me glicemine e rritur qe babai juaj ka. Urgjentisht, kufizimet dietike dhe mjekimi me Fenofibrate e Cholesterol Biotix do ta ndihmoje shume babain tuaj.

    Duke ju uruar sherim te shpejte. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Vazhdo biseden me mjekun