Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I VESHKAVE

KANCERI I VESHKAVE

Cfare eshte kanceri i veshkave?

Karcinoma e qelizave renale eshte tipi me i shpeshte i kancerit te veshkave dhe perben nje perqidje te larte te tumoreve qe prekin veshkat , rreth 90% . Ashtu sikunderse edhe llojet e tjera te karcinomave edhe kanceri i veshkave e merr origjinen ne nje pjese te caktuar te veshkes dhe fillon dhe rritet duke marre permasa shume te medha .

Megjithese karcinoma e qelizave renale zakonisht rritet si nje mase e vetme qelizash malinje ne brendesi te strukturave te veshkes , nje veshke mund te kete me shume se nje mase te tille tumorale ne perberjen e saj . Ne disa raste kemi prekjen e njeres veshke nga semundja ,por ka edhe raste te tjera ku nga e njejta patologji kemi prekjen e te dyja veshkave ne te njejten kohe .

Ne baze te studimeve te bera eshte pare se karcinoma e qelizave renale diagnostikohet vetem pasi permasat e tumorit jane vertet te medha . Nder shume gjera qe duhet te kemi kujdes , eshte edhe fakti qe duhet te bejme kontrrolle te rregullta shendetesore pasi :nese nje karcinome e tille eshte e perhapur edhe ne pjesen tjeter te organizmit eshte shume e veshtire te trajtohet ose edhe mund te jete e patrajtueshme . Perhapja e kancerit te veshkave ne organizem ndodh nepermjet : – rrugeve limfatike dhe – qarkullimit te gjakut , ne pjesen me te madhe te rasteve .

Ne baze te nje studimi te bere ne Illinois ne Amerike , karcinoma me qeliza renale me shumti prek grupmoshen 50-70 vjec dhe po ne baze te ketij studimi preken qartesisht me shume meshkut se femrat . Shume rralle ky tip kanceri prek moshat e reja .

Cilet jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te veshkave?

Ne baze te studimeve te shumta , studiuesit kane arritur te identifikojne nje numer te madh shkaktaresh per zhvillimin e kancerit te veshkave dhe se si keto faktore rrisku mund te ndryshojne ADN e qelizave renale nga normale ne ate kancerogjene .

Faktoret me te shpeshte te rriskut per zhvillimin e kancerit te veshkave ( renal ) jane :

1. Pirja e duhanit . Ky shkaktar eshte shume i rrezikshem pasi rrit rrezikun per zhvillimin e karcinomes se qelizave renale me 40% .

2. Gjinia . Karcinoma e qelizave renal eshte dy here me e shpeshte tek meshkujt ne krahasim me gjinin tjeter .

3. Obeziteti . Personat qe jane obez kane nje rrisk me te madh per te zhvilluar kancer te veshkave .

4. Aktiviteti fizik . Studimet kane arritur ne konkluzionin se personat me nje jete pasive kane nje rrisk me te madh per kete semundje ne krahasim me personat qe kryejne aktivitete te rregullta fizike .

5. Kimikatet . studimet kane treguar se ekspozimi ndaj disa kimikateve te caktuara si :

  • asbesti
  • kadmiumi
  • disa herbicide
  • benzeni dhe disa tretes organik
  • trikloroetileni ne vecanti

6. Historia familjare . Njerezit me nje histori familjare per kancer te veshkave te tille si vella,moter/nene,baba kane nje rrezik shume te madhe per tu prekur nga kjo semundje .

7. Presioni i gjakut . Presioni i larte i gjakut lidhet me nje incidence te madhe per kancer te veshkave . Per me teper nese ai kombinohet edhe me mbipeshen rreziku rritet 3-fish .

8. Dializa . Dializa afatgjate eshte po ashtu nje faktor rrisku shume i rrezikshem per kancerin ne veshka .

Cilat jane simptomat e kancerit te veshkave?

Simptomat me te zakonshme te kancerit te veshkave perfshijne :

  1. Hematuri ( gjak ne urine ).
  2. Dhimbje retroperitoneale ( mesi ) ne njeren ane dhe qe nuk eshte pasoj e ndonje lendimi fizik .
  3. Nje mase e palpueshme ne abdomen .
  4. Lodhje.
  5. Humbje e pashpjegueshme e peshes .
  6. Ethe e pashpjegueshme ,qe nuk eshte pasoje e : ftohjes , gjendjes gripale apo si pasoje e ndonje infeksioni, dhe persistone per disa jave .
  7. Edeme ( enjtje ) ne kyce dhe kembe .

Duhet te tregojme kujdes sepse simptomat jane po te njejtat me ato te nje infeksioni apo kisti . Prandaj duhen bere egzaminime te rregullta tek mjeku per qartesimin e diagnozes .

Si mund te parandalohet kanceri i veshkave?

Per te parandaluar shfaqjen e patologjis se kancerit te veshkave duhet me patjeter te modifikohen faktoret e rrisku . Ketu permendim :

  1. Pirja e duhanit
  2. Gjinia
  3. Obeziteti
  4. Aktiviteti fizik
  5. Kimikatet
  6. Historia familjare
  7. Presioni i gjakut
  8. Dializa

Cili eshte trajtimi per pacientet e prekur nga kanceri renal?

Trajtimi i ketij lloji kanceri varet nga stadi i semundjes , saktesisht kjo patologji ka kater stade . Ne secilin stad trajtimi eshte specifik, por tre shtyllat kryesore te trajtimit te kancerit qe mund te zbatohen sispas edhe arsyetimit te mjekut jane :

  • Kirurgjia ( radikale apo parciale )
  • Radioterapia
  • Embolizimi Arteries Renale , qe zakonisht ndiqet nga nje nefrektomi radikale .

REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/kidney-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/

http://curekidneycancer.org/

https://www.nhs.uk/conditions/kidney-cancer/

https://www.kidney.org/atoz/content/kidney-cancer

Konsultohu me Anonim