Shpretka e rritur

Question

Pershendetje te nderuar,

jam 30 vjeq, peshoj 102kg i gjate 1.83.

gjate nje skenimi me ultraze, me doli se e kam shpretken e rritur 18cm.

i bera analizat e gjakut me doli

Alt 75u/l, ast 38 u/l

rbc 6.28 dhe wbc 8.4

mjeku me tha se ne baze te peshes dhe trupit tim mund edhe ta kem shpretken me te madhe se normale.

isha edhe te hematologu me sygjeroi disa analiza shtese siq jane

testi i leishmanise, LDH dhe ac.urik, te gjitha me dolen mire.

dhimbje nuk kam, poashtu asnje simptome percjellese.

mjeku me tha qe te mos merakosem fare.

por deshta edhe mendimin tuaj.

ju faleminderit paraprakisht.

 

Answers ( 3 )

    0
    2021-04-20T19:59:34+00:00

    Pershendetje

    Ne fillim dua te shoh te gjitha analizat laboratorike qe keni kryer per te vleresuar parametrat.

    Pastaj dua te di nese keni kaluar bajamet kohet e fundit? Ndonje dhimbje fyti? Temperature?

    ALT duket e rritur. A pini alkool rregullisht? Apo merrni ndonje ilac cdo dite?

    Dua te kem keto informacione per tju dhene nje mendim sa me specifik.

    Ne pritje te pergjigjes suaj.
    Gjithe te mirat.

    0
    2021-04-20T21:02:24+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,
    Alkool nuk konsumoj, problemet qe keni cekur me lart nuk i kam pasur,
    Para 1-2 vitesh kam bere analiza te alt dhe ast i kam pasur shume me te larta. Alt e kam pasur 181 dhe ast 100

    Por pas disa dietave kam arritur ti ule ne kete nivel, pasi jam pak mbipeshe.
    Ilace nuk marr asnje lloj.
    Te bashkangjitura gjeni edhe analizat e fundit qe kam kryer kete jave.
    Pasi qe nuk po me lejon te ngaroj foton po i shkruaj manualisht siq jane ne leter.

    Rbc 6.28
    Mcv 59.8
    Hct 37.5
    Plt 170
    Wbc 8.4
    Hgb 135
    Mch 21.5
    Mchc 359
    Lym% 25.9
    Mid% 6.9
    Gran% 67.2
    Alt 75
    Ast 38
    Bilirubini total 20.12
    Bilirubini direkt 8.03
    HBe ag negativ
    Hcv Negativ
    Leishmanis Negativ
    Ldh 359
    Ac.urik 6.2

    Faleminderit

    0
    2021-04-23T10:22:12+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, shpretka juaj pak e rritur ka lidhje me problemet e melcise, pra dhjamosjen e melcise qe ka cuar ne rritje te ALT.
    Gjithsesi per mua, ta mbani nen kontroll, dhe ne rast se permasat e shpretkes nuk zvogelohen, mund te themi qe eshte e lindur.

    Gjithe te mirat.

    Best answer

Leave an answer