Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Sallonet e Bukurise dhe SPA per Diabetiket

Shumekush i viziton sallonet e bukurise, sidomos femrat. Por edhe meshkujt nuk mbetin mbrapa. Ne fakt, perkujdesja per veten eshte art me vete. Ne fund te fundit, gjithsecili nga ne e meriton te duket bukur sidomos kur ndjehesh bukur.

Por, diabetiket apo dhe te semuret kronike, megjithe deshiren per t’u dukur te bukur, duhet te kene kujdes kur vizitojne keto sallonet SPA pasi ato mbartin disa rreziqe te vogla ne dukje, por qe mund te jene edhe fatale per keta te semure.

Te gjitha informacionet me poshte jane mbledhur me qellim edukimi per nje perqasje sa me te mire.

Cfare jane sallonet e bukurise?

Ato jane ato vende ku secili nga ne shkon per te ngarkuar pozitivisht e me bukuri. Jane vendet ku kujdesemi per estetiken e lekures dhe te gjithe trupit.

Cfare jane SPA-te?

SPA jane vendet kur zhvillohen trajtime me ujera termale per arsye zbutje te lekures apo per relaksim. Fatkeqesisht, ato mbartin disa rreziqe te rendesishme per diabetiket.

A duhet te shkojne diabetiket apo jo?

Po, diabetiket mund te perkujdesen per bukurine e tyre, e meritojne kete. Por gjithmone duhet patur parasysh se ne keto vende, diabetiket perdorin mjete te cilat jane perdorur nga persona te tjere me pare. Ne fakt, perdorimi i perbashket i gjerave eshte dicka e mire, na lejon te shprehim fisnikerine e bashkejeteses se mire me te tjeret. Ama, mbart me vete rrezikun e shume infeksioneve, pre e lehte e te cilave mbeten diabetiket.

Le t’i shpjegojme me poshte:

  • Semundjet infektive te lekures. Ajo c’ka kerkohet me teper prej pacienteve diabetike jane trajtimet Pedicure, kryesisht nga ata me neuropati periferike. Ne pergjithsi, ju kerkohet qe diabetiket te sjellin vete vasken e ujit me vete ne menyre qe te zvogelohet risku per te infektuar lekuren.

Ka shume studime ku eshte raportuar qe gjate seancave te trajtimit SPA, uji apo vasketat apo dhe materialet e tjera te perdorura kane rezultuar te kontaminuara. Ne rast se diabetiket do kene probleme me lekuren si ulcera, etj., atehere eshte shume e lehte te infektohen nderkohe qe bejne trajtimin me SPA.

  • Per me teper, ferkimi apo masazhimi i lekures (sidomos kur nuk perdoren doreza), mund te behen gjithashtu shkak per infeksione, kryesisht te nje rrezikshmerie te larte te tille si celluliti.
  • Nese nje person ka demtime te nervave te tipit neuropati periferike, nuk rekomandohen seancat e trajtimit SPA. Duhet te kihet parasysh se te tilla demtime te nervave shkaktojne ulje te ndjeshmerise te kembet. Nese behen trajtime SPA, kontrollimi i temperatures se ujit ne eshte shume i ftohte apo i ngrohte nuk do te behet si normalisht, gje e cila do te coje ne deme te tjera te padeshirueshme.
  • Trajtimi i thonjve mund te behet pa problem. Mund edhe ti lyeni. Por gjithmone prisni te filloje te bjere vete manikyri, mos u nxitoni qe te lyeni pa rene boja e pare.
  • Ne menyre absolute nuk lejohet te beni tatuazh edhe pse ju e deshironi shume ate. Jo vetem qe do te perkeqesoje problemet me lekuren, por do ju shtoje infeksione te tjera.
  • Ne rast se pelqeni te beni sauna, edhe ato mbartin rreziqe sidomos problemet e lidhura me mushkerite pervec lekures. Seancat e sauna-ve te shpeshta shkaktojne probleme dhe infeksione serioze te mushkerive.

Meqenese trajtimet e bukurise dhe SPA jane te lidhura me shume rreziqe per diabetike, ajo qe ne rekomandojme me se shumti jane seancat e specializuara te masazhit per diabetike nga specialistet e vecante (fizioteraupete per diabetin).

Cdo njeri kerkon me te bukuren per veten e tij. Por askush nuk e deshiron “bukurine me risqe”. Kujdesuni per lekuren dhe kembet tuaja dhe i kontrolloni cdo dite per demtime te mundshme.

Gjithe te mirat!

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini

Mjeke Familje & Kërkuese Shkencore (M.B.B.S., MMedSc)
Urdhri i Mjekëve Shqipëri Anëtare e EGPRN Eksperte e Shëndetit Metabolik

Rreth Dr. Albana Greca Sejdini

Dr. Albana Greca Sejdini është një mjeke me përvojë të gjerë klinike dhe akademike, e specializuar në mjekësinë familjare dhe në kërkimin shkencor mjekësor ndërkombëtar. Me një karrierë që shtrihet prej dy dekadash midis Shqipërisë dhe Azisë Juglindore, ajo kombinon ndjekjen e pacientëve në praktikën e përditshme me një aktivitet të ngjeshur kërkimor në nivel europian. Dr. Albana është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e platformës edukative ndërkombëtare për menaxhimin e diabetit dhe shëndetit metabolik, all-about-beating-diabetes.com.

Edukimi dhe Kualifikimet Klinike

2000 — 2006
Mjeke e Përgjithshme / Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Diplomuar me rezultate të larta dhe licencuar për ushtrimin e plotë të mjekësisë klinike.
2008 — 2011
Master i Shkencave Mjekësore (MMedSc)
University of Malaya, Fakulteti i Mjekësisë, Malajzi
Specializim pasuniversitar i fokusuar në metodologjinë e kërkimit shkencor, epidemiologjinë dhe mjekësinë e avancuar.
Dr. Albana është pjesëmarrëse aktive në dhjetëra aktivitete akademike, simpoziume dhe trajnime mjekësore të certifikuara brenda dhe jashtë vendit, duke integruar vazhdimisht protokollet më të fundit ndërkombëtare në mjekësinë e familjes.

Anëtarësime Zyrtare & Shoqatat Mjekësore

  • Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë (2007 - Vazhdim): Anëtare e regjistruar zyrtarisht me të drejtë të plotë të praktikës klinike.
  • European General Practice Research Network - EGPRN (Korrik 2024 - Vazhdim): Anëtare e rrjetit zyrtar europian për kërkimin shkencor në Mjekësinë Familjare.
  • Shoqata Malajziane e Parazitologjisë dhe Mjekësisë Tropikale (Mars 2010 - Vazhdim): Anëtare kontribuese shkencore.
"Misioni im në platformën pyetmjekun.com është t'u ofroj pacientëve tanë përgjigje të sakta, të qarta dhe të bazuara rreptësisht në mjekësinë e provuar shkencërisht (Evidence-Based Medicine), duke thjeshtuar menaxhimin e sëmundjeve kronike si diabeti."

Follow Me