Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DEPRESIONI

DEPRESIONI

CFARE ESHTE DEPRESIONI?

Cdokush mund te bej nje dallim,sado i vogel qofte ai , mes gjendjes emocionale te nje personi ne periudha kohore te caktuara . Keshtu per shembull kur nje person nuk ndien asnje kenaqesi pas nje aktiviteti me miqte me te afert , atehere duhet te mendojme se ka dicka qe nuk shkon . Nje humor depresiv eshte ai lloj humori qe qendron gjate tek nje person dhe madje mund te ndikoje ne menyren se si ai mendon apo vepron . Doktoret e quajne kete nje depresion klinik.

Depresioni eshte nje patologji e zakonshme , shume serioze dhe jo vetem nje dobesi e momentit . Depresioni nuk eshte kurre nje nje pjese “normale” e jetes suaj . Megjithate ai eshte fare mire i trajtueshem dhe i sherueshem . Kushtet qe mundesojne zhvillimin e kesaj patologjie mund te jene : nje cekuliber i substancave kimike ne tru ,ndryshimeve hormonale ,medikamenteve apo situatave jo te lehta te kaluar ne jete .

CILAT JANE SIMPTOMAT E DEPRESIONIT?

Nese ju perjetoni pese apo me shume simptoma nga ato te listuara me poshte , te cilat zgjasin per me shume se dy jave dhe ndikojne ne menyren tuaj te te vepruarit ,atehere duhet patjeter qe te kontaktoni nje mjek specialit per problemet e shendetit psikik . Nje vizite mjeksore eshte shume e rendesishme per te perjashtuar cdo problem tjeter te mundshem .

Simptomat qe duhet te kemi kujdes .

  • Te qenurit vazhdimisht i trishtuar,i shqetesuar apo bosh.
  • Mungesa e nje gjumi te rehatshem apo pagjumesia e vazhdueshme.
  • Ulje e oreksit si rrjedhoje edhe humbje peshe/rritje e oreksit e si rrjedhoje edhe shtim ne peshe .
  • Humbje te interesit ndaj aktiviteteve te ndryshme qe dikur mund te kene qene interesante.
  • Shqetesime te vazhdueshme dhe nervozizem .
  • Dhimbje koke, dhimbje kronike te tjera, ndryshime te tretjes te cilat jane te vazhdueshme dhe nuk i pergjigjen asnje trajtimi.
  • Veshtiresi per tu perqendruar,per tu kujtuar apo per te marre nje vendim .
  • Te qenurit i lodhur gjate gjithe kohes .
  • Ndjenia te shemtuara si te qenit fajtor , i pashpres apo i pavlere shume shpesh .
  • Mendime per te lenduar veten.

CILET JANE FAKTORET QE NDIKOJNE NE SHFAQJEN E DEPRESIONIT?

Jane disa faktore qe kontribuojne ne lindjen dhe zhvillimin e kesaj semundje.

  • Biologjike.
    Personat qe vuajne nga depresioni mund te kene disa substanca kimike prezente ne tru qe ne kushte normale nuk perbejn problem , por ne nje crregullim te tyre mund te shkaktojne zhvillimin e depresionit klinik.
  • Aftesit njohese.
    Personat me mendime negative dhe vetbesim te ulet kane me shume gjasa te zhvillojne depresion klinik.
  • Gjinia.
    Femrat sipas statistikave e perjetojne stresin dy here me shume se meshkujt . Ende nuk ka nje mendim te qarte per menyren e zhvillimit te depresionit ,por mendohet te jete nje ndikim hormonal ,menstruacionet, shtatzania,lindja e femijeve apo menopauza .
  • Semundje te tjera bashkshoqeruese.
    Depresioni ka shume gjasa te ndodh tek ato persona qe vuajne nga : semundjet e zemres ,kanceri , semundja Parkinson, diabeti , semundja e Alzhaimerit apo crregullime te tjera hormonale.
  • Gjenetike. Nje histori familjare pozitive per depresion eshte nje element plus per zhvillimin e depresionit.
  • Situata te veshtira te kaluara ne jete . Ngjarje te veshtira ne jete mund te behen shkak per lindjen e depresionit si psh divorci ,problemet financiare etj.

SI TRAJTOHET DEPRESIONI?

Megjithese nje semundje serioze per shendetin ne teresi dhe vecanerisht ate mendor , sot depresioni eshte nje semundje qe mund te sherohet. Pavaresisht nga lloji i rastit , ka nje llojshmeri te madhe terapish qe mund te ndihmojne ne sherimin prej saj . Trajtime te tilla perfshijne terapit mbeshtetese apo seancat psikoterapeutike . Terapia e te folurit i ndihmone pacientet te kuptojne mendimet negative dhe situata qe kane ndryshuar menyren e tyre te te jetuarit .Nje pike tjeter shume e forte eshte edhe ti ndihmojme keto paciente te krijojne lidhje pozitive me njerezit .

Po ashtu ka edhe medikamente qe ndihmojne per sherimin nga depresioni . Ato permirsojne : gjumin,oreksin,perqendrimin,etj. Medikamentet rekomandohen te jepen qe ne momentin qe fillojne te shfaqen simptomat e verteta te semundjes dhe nuk duhet absolutisht te nderpriten pa rekomandimin e mjekut. Pas zhdukjes se simptomave rekomandohet qe medikamentet te vazhdoje edhe per 4-9 muaj me pas . Si cdo medikamente edhe antidepresivet kane efekte anesore , por qe jane te perkoheshme .

SI MUND TA NDIHMOJME NE VETEN NE PERBALLJEN ME DEPRESIONIN?

  • Vendosini vetes synime per ti realizuar dhe merrni persiper sa me shume detyra .
  • Mundohuni te jeni i shoqerueshem me njerezit .
  • Merrni pjese ne aktivitete te ndryshme.
  • Mos ndermerrni asnje vendim te rendesishme derisa depresioni te kete kaluar .
  • Lereni familjen dhe miqte tju ndihmojne .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/depression.html

http://www.nimh.nih.gov/healthinformation/depressionmenu.cfm

https://medlineplus.gov/spanish/ency/article/003213.htm

https://www.who.int/es/news-room/fact-sheets/detail/depression

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/depression/symptoms-causes/syc-20356007

Konsultohu me Anonim