Analiza anemi 17 javeshe shtatzani
Pershendetje jam 17 javshe shtatzan, analizat e gjakut me kan dal.
Niveli i ferritines eshte 41.6 ng/ml
– *Hemoglobina (HGB): 9.6 g/dL (e ulët)*
– *Hematokriti (HCT): 32.7% (i ulët)*
– *Eritrocitet (RBC): 3.16 mil/μL (të ulëta)*
A tregon fillim anemie dhe a te mar hekur?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Si fillim, urime per shtatzanine, do Zoti t’ju shkoje mbare deri ne fund.
Analizat qe me derguat tregojne per anemi, e shtesat me hekur duhen filluar.
Gjithesesi, do te doja te kisha dhe nje analize urine komplet e strisho vaginale per te perjashtuar ndonje hemoragji (gjakrrjedhje) nga trakti uro-genital.
Ne pritje te pergjigjeve te analizave te siperpermendura.