Bakter proteus ne sekrecionet vaginale
Question
Pershendetje kam bere nje analize te sekrecioneve dhe mka dal nje bakter proteus mora trajtim me antibiotik per 6 dite ,dua te di a mund te jete dhe ne urine ky bakter dhe a mjaftojne 6 dite trajtim .
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Proteus eshte nje bakter qe zakonisht gjendet ne traktin gastrointestinal, por mund te shkaktoje infeksione kur shfaqet ne vende te tjera, si :
Proteus mirabilis (me i shpeshti nga familja Proteus) eshte nje nga bakteret qe shpesh shkakton infeksione te traktit urinar (ITU). Nese bakteri ka kolonizur fshikezen e urines (cistit) apo uretren (uretrit), ai do te dale ne urokulture (analizen e urines).
Pra, ne te tilla raste ne rekomandojme te beni nje urokulture me antbiograme per te konfirmuar prezencen dhe ndjeshmerine e tij ndaj antibiotikeve.
Per sa i perket kohezgjatjes se mjekimit, ajo varet shume nga rrethanat apo nga graviteti (rendesa) e infeksionit:
Ne rastin tuaj, fakti qe mjeku ju ka dhene 6 dite terapi me antibiotike, me ben te mendoj qe infeksioni ka qene i lehte, dhe antibiotiku i zgjedhur ka qene me i duhuri dhe me i ndjeshmi sipas antibiogrames.
Ama, nese ju do keni serish simptoma (si p.sh. djegie, urgjence, shtim te urinimit, dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut), do ju rekomandoja te ribeni nje analize urine komplet dhe urokulture per te rivleresuar gjendjen, dhe per te vendosur nese ju duhen me dite trajtimi me antibiotike.
Nderkohe, ju rekomandoj te :
Duke ju uruar sherim te shpejte!