Dhimbje mesi
Diagnoza: Dhimbje mesi
Eksaminimi: Rezonancë Magnetike e Shtyllës Kurrizore Lumbosakrale pa kontrast
Përfundimi:
• Reduktim i lordozës lumbare.
• Parregullsi në skajet e trupave vertebralë me diskopati degjenerative të shumëfishta.
• Humbje e masës muskulore në zonën paravertebrale në kalimin lumbosakral.
• Protruzion i diskut në L5-S1 me ndikim kryesor në pjesët postero-laterale, me mundësi kontakti me rrënjën nervore dhe ngushtim të hapësirës së forameve për shkak të hipertrofisë degjenerative të nyjeve.
• Protruzion i diskut në L4-L5 me një hernie të vogël diskale të mbajtur (e përmbajtur) median-paramediane, më e theksuar në të majtë, me kontakt me rrënjën nervore dhe ngushtim të hapësirës së forameve për shkak të fillimit të artrozës së nyjeve.
• Protruzion i lehtë postero-lateral në L3-L4.
• Protruzion në L2-L3 me një hernie të vogël diskale të mbajtur dhe me ndikim të moderuar në murin e përparmë të sakut dural, duke shkaktuar një ngushtim të hyrjes së forameve.
• Fillim i osteokondrozës Modic 1 në platformat vertebrale të L5-S1.
Kjo eshte pergjigja e rezonances. Cfare me sugjeroni? A duhet ta mendoj operacionin si mundesi primare. Theksoj nuk kam bere asnejhere fizioterapi apo medikamente me perpara per kete problem. Eshte hera e pare qe kam dhimbje te forta prej 2 javesh tashme! Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Fillimisht, shpresoj qe dhimbja t’ju jete lehtesuar sadopak.
Nga ajo qe shoh nga pergjigja e rezonances se kolones vertebrale, dhe nga fakti qe nuk keni perdorur asgje deri me tani, e mira te fillonit me antiinflamatore e analgjezike per te lehtesuar sadopak dhimbjen. Ibuprofen, naproxen, paracetamoli mund t’ju ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjes. Ne raste pak me te renda mund te perdorni miorelaksante te tipit metokarbamol.
Per sa i perket fizioterapise, ajo merr vlere nese fizioterapisti vendos qe te vazhdoni seancat. Ne fakt, ne dhimbjet akute, nuk nderhyhet me fizioterapi, por pritet derisa te lehtesohen simptomat me terapi rehabilituese.
Ne rast se pas 6 javesh me terapi rehabilituese, nuk ka qetesim dhe nese ka dhe shenja neurologjike si mpirje apo humbje te ndjesive, atehere duhet konsulte e metejshme me mjekun neuro-kirurg per te vleresuar situaten e percaktuar menaxhimin e metejshem me specifik te klinikes.
Pra kirurgjia eshte alternativa e fundit ne rast se trajtimet konservative rehabilituese nuk kane dhene efekt, apo demtimet e shtylles jane shume te renda e ne forma te avancuara qe kerkojne kirurgji.
Gjithe te mirat.