Djegie stomaku ne shtatezani

Question

Jam ne javen e 5+ 5 dite te shtatezanise por kam shume te perziera dhe djegie stomaku. Une vuaj nga refluksi dhe gastriti. A mund te perdor ndonje qetesues stomaku qe lejohet ne shtatezani per te qetesuar djegiet e stomakut?

Answer ( 1 )

    0
    2025-06-07T07:58:51+00:00

    Pershendetje,

    Se pari, ju pergezoj per shtatzani, uroj qe cdo gje te shkoje sa me mbare.

    Per sa i perket problemeve me stomakun, ato jane te shpeshta te grate shtatzana per fat te keq. E keto jane me te shprehura sidomos te grate qe kane patur me pare probleme me stomakun si ne rastin tuaj.

    Gjithesesi, ne nuk mund te leme nenat te vuajne. Edhe ne rastin tuaj, ne pergjithesi, ne rekomandojme nenat shtatzane te:

    • hane shpesh e nga pak
    • hane darken 5 ore para se te flene gjume (pervec ujit qe mund ta pijne pa kohe limit)
    • hane ngadale, te mos nxitohen
    • kufizo ushqimet qe shkaktojne shtim te problemeve te stomakut (thartirat, kafeja, cokollatat, djegeset, etj)
    • marrin antacide per te ndihmuar stabilizimin e pH te stomakut e lehtesim te shenjave si djegia e stomakut
    • flini pak me jastek lehtesisht te ngritur per te lehtesuar refluksin

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    Duke ju uruar nje shtatzani te mbare.

     

     

Leave an answer