Dozimi për shurupe

Question

Përshëndetje e punë të mbarë!
Do të doja të dija dozimin e shurupeve për temperaturën e fëmijës, 26 kg.

1. shurupin e paracetamolit Depon 120mg/ 5 ml

2. shurupin e ibuprofenit Nurofen 100mg/ 5ml

3. Pas sa ditësh me temperaturë, duhet ta coj te mjeku të marrë mbase antibiotik sepse ankohet nga fyti?

Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2025-07-20T17:33:29+00:00

    Pershendetje,

    Nga te dhenat qe jepni, femija 26 kg mund te jete diku te 4-5 vjec (ju lutem me korigjoni nese e kam gabim). Mosha ka rendesi pasi duhet te bejme dozimin sipas moshes edhe sipas peshes qe e keni dhene ju.

    1. Shurupi Depon 120 mg/5 ml  permban paracetamol, te cilin mund t’ia jepni sipas rendeses se temperatures. Meqenese nuk e dime moshen e femijes, ne rekomandojme 7.5 ml – 10 ml cdo 4-6 ore.

    2. Nese shurupi Depon nuk ia ul temperaturen, mund t’i jepni shurup ibuprofeni, emrin tregtar te te cilit ju e njihni si Nurofen 100 mg/5 ml. Kete shurup mund t’ia jepni ne dozen 7.5 ml cdo 6-8 ore sipas temperatures dhe duke e kombinuar me paracetamol.

    3. Ne pergjithesi , temperatura bie nga fundi i dites se dyte, gjithesesi, deri ne 3 dite temperature mund ta menaxhoni ne shtepi. Ama ka disa raste kur femija mund te kete patur shenja me pare e temperatura tregon qe femija nuk i reziston me dot infeksionit qe ka e duhet vizituar te mjeku. Gjithesesi, e mira eshte te komunikoni me mjekun e familjes apo me mjekun tuaj pediater per ndihme me specifike.

    Duke shpresuar t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj, ju uroj te shkuara femijes suaj e te behet mire sa me shpejt.

     

Leave an answer