Dua te di a mund te jete me rrezik – dhimbje me gjak ne anen e djathte

Question

Kamm dhimbje ne anen e djathte njeher ishte shum dhimbje e fort saqe me mirrte dhe kemben por me pas urinoj me gjak non stop urinim me gjak por prap me dimbje ne anen e djatht posht dhe posht shpines

Answer ( 1 )

    0
    2025-07-31T16:02:37+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per gjendjen me dhimbje qe ndjeni. Ne fakt, ka zgjidhje per cdo gje.

    Kjo dhimbje ne anen e djathte qe shoqerohet here pas here me hematuri (gjak ne urine), mua me ben te mendoj per kalim te gureve apo kristaleve ne rruget urinare. Ne fillim zbresin nga veshkat lart deri ne fshikezen e urines. E me pas ju ndjeni dhimbje e gjak ne urinim.

    Per mua, urgjentisht te kontaktoni me mjekun nefrolog, te beni eko abdominale dhe te aparatit urogenital dhe analiza te urines dhe gjakut per te vleresuar me imtesisht gjendjen e trajtuar sic duhet.

    Nderkohe, do ju rekomandoja te pini caj trendafili te eger dhe te merrni suplmente me cranberry (tipit Cranbiotix ose Urotec).

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

Leave an answer