Ektropion dhe shtatzania
Pershendetje doktoresha!
Para 3 vitesh kam bere nje paptest dhe rezultatet me kane dale : test me inflamacion, qeliza reactive/ reparative, test kufi NILM.
Kam here pas here sekrecione dhe jam kuruar disa here per myk por sme iken .
Mjekja me mori material para 1 jave dhe me doli candida spp dhe stafilokok spp ajo em dha mjekim ciprinol per 5 dite une 5 dite partneri, probiotik Masurota 5 dhe 5.
Me dha ovula per trajtim Mykotreat per 10 dite dhe Canesten 1 tablete mua 1 tablete partnerit .
Me tha gjithashtu qe kam ektropion mua kjo me merziti shume mund te kem ndonje mundesi per te pasur probleme me te theksuara me vone ?
A duhet ta perseris pap test ? Mund te kem HPV ?
Ju lutem me ktheni nje pergjigje
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Me vjen keq per humbjen tuaj. Ne shumicen e rasteve, abortet spontante nuk kane nje shkak te qarte. Ne rastin tend, prania e inflamacionit/infeksionit mund te kete qene nje shkak per abort. Gjithesesi e ke trajtuar shume mire me gjinekologun me mjekim oral me antibiotike dhe lokale ovula intravaginale
Ektropion (edhe pse ka nje emer qe mbart ngarkese emocionale, nuk eshte ndonje problem serioz) do te thote prania e qelizave te qafes se mitres ne vende te tjera jashte saj. Mund te me dergosh raportin e plote te ekos, dhe pap test per ta vleresuar me specifikisht.
Zakonisht, ektoprion cervikal eshte nje gjetje normale te grate brenda 3 muajve te pare te shtatzanise. Nganjehere, mund te shkaktoje nje dobesim te qafes se mitres, duke shkaktuar abort (si ne rastin tuaj). Gjithesesi me duhen te gjitha pergjigjet e analizave e testeve qe keni bere per t’ju dhene nje pergjigje te sakte.
Edhe pse je merzitur, te pakten ke bere te gjitha testimet, e mund te marresh masat paraprake apo te percaktosh vizita me te shpeshta para ngeljes shtatzene dhe gjate shtatzanise me mjekun tend gjinekolog. Kjo per te minimizuar shanset per abort tjeter.
Ne pritje te pergjigjeve te analizave dhe ekzaminimeve qe ke bere deri tani per nje pergjigje me specifike per rastin tend.
Gjithe te mirat. Mos u dorezo!