Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Tetanozi: Simptomat, Plaget, Vaksina dhe Trajtimi

Permbledhje e shpejte

Tetanozi eshte nje semundje serioze e sistemit nervor e shkaktuar nga toksina e bakterit Clostridium tetani. Sporet e bakterit mund te hyjne ne trup nepermjet plageve dhe te prodhojne toksine qe shkakton ngurtesim dhe spazma te dhimbshme te muskujve. Tetanozi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Parandalimi bazohet ne vaksinim, pastrimin e duhur te plages dhe, ne raste te zgjedhura, imunoglobuline antitetanike.

Cfare eshte tetanozi?

Tetanozi eshte nje semundje akute e sistemit nervor e shkaktuar nga toksina e prodhuar nga Clostridium tetani.

Ky bakter formon spore qe mund te gjenden ne ambient, perfshire:

  • toke;
  • pluhur;
  • pleh dhe material organik;
  • fece te disa kafsheve.

Kur sporet hyjne ne nje plage dhe gjejne kushte te pershtatshme me pak oksigjen, ato mund te mbijne dhe bakteret te prodhojne nje neurotoksine shume te fuqishme te quajtur tetanospasmin.

Toksina pengon mekanizmat normale qe frenojne kontraktimin e muskujve, duke shkaktuar ngurtesim dhe spazma te pavullnetshme.

Tetanozi nuk transmetohet nga nje person tek tjetri.

Njeriu infektohet kur sporet hyjne ne organizem permes nje plage ose demtimi te lekures.

Si mund te merret tetanozi?

Sporet mund te hyjne ne trup nepermjet nje demtimi te lekures.

Shembuj jane:

  • plaget shpuese;
  • plaget e ndotura me toke, fece ose peshtyme;
  • kafshimet nga kafshet ose njeriu;
  • djegiet;
  • plaget me ind te vdekur;
  • demtimet shtypese;
  • frakturat e hapura;
  • plaget kronike ose gangrenoze;
  • procedurat e kryera ne kushte jo sterile;
  • perdorimi i drogave me injeksion.

Per informacion mbi frakturat e hapura dhe kujdesin urgjent lexoni edhe frakturat kockore .

A shkaktohet tetanozi nga ndryshku?

Jo nga ndryshku vete.

Ideja e “gozhdes se ndryshkur” lidhet me faktin se nje gozhde mund te krijoje nje plage te thelle shpuese dhe mund te jete e kontaminuar me toke ose papasterti.

Nje objekt pa ndryshk mund te paraqese gjithashtu rrezik nese shkakton nje plage te thelle ose te kontaminuar.

Cilat plage kane rrezik me te larte per tetanoz?

Lloji i plages Shembuj Rreziku
Plage e paster dhe e vogel Prerje ose gervishtje e vogel, e pastruar dhe pa material te huaj ose ind te vdekur. Rrezik me i ulet per tetanoz.
Plage shpuese Gozhde, gjilpere ose objekt tjeter qe hyn thelle ne ind. Konsiderohet plage me rrezik me te larte.
Plage e kontaminuar Toke, fece, peshtyme, kafshim ose material i huaj. Kerkon vleresim te historise se vaksinimit.
Ind i demtuar ose i vdekur Djegie, demtim shtypes, ngrirje, frakture e hapur ose gangrene. Kushtet mund te favorizojne shumimin e C. tetani.

Sa kohe pas plages shfaqet tetanozi?

Periudha e inkubacionit zakonisht eshte 3-21 dite.

Sipas WHO, shumica e rasteve shfaqen brenda rreth 14 diteve pas infektimit.

Megjithate, pacienti mund te mos kujtoje gjithmone nje plage te caktuar.

Cilat jane simptomat e tetanozit?

Shenja klasike eshte ngurtesimi i muskujve dhe spazmat e dhimbshme.

Simptomat mund te perfshijne:

  • ngurtesim ose bllokim te nofulles, i quajtur trismus;
  • veshtiresi per te hapur gojen;
  • ngurtesim te qafes;
  • veshtiresi ne gelltitje;
  • spazma te dhimbshme te muskujve;
  • ngurtesim te muskujve te barkut;
  • spazma te shpines dhe gjymtyreve;
  • temperature;
  • djersitje te shtuar;
  • rrahje te shpejta te zemres;
  • ndryshime te tensionit arterial;
  • ne raste te renda, veshtiresi ne frymemarrje.

Cfare mund t’i shkaktoje spazmat?

Ne tetanozin e rende, spazmat mund te nxiten edhe nga stimuj te vegjel si:

  • zhurma;
  • drita;
  • prekja;
  • levizja.
Nofulla e bllokuar dhe spazmat pas nje plage nuk duhet te presin per nje analize laboratorike.

Tetanozi eshte diagnoze klinike dhe kerkon trajtim spitalor urgjent.

Cilat jane format e tetanozit?

Tetanozi i gjeneralizuar

Eshte forma me e njohur dhe shkakton ngurtesim dhe spazma ne shume grupe muskulore.

Tetanozi lokal

Ngurtesimi dhe spazmat fillimisht kufizohen prane zones se plages. Ne disa raste mund te perparoje ne forme te gjeneralizuar.

Tetanozi cefalik

Eshte forme e rralle qe mund te shfaqet pas demtimeve ne koke ose infeksioneve te zones dhe mund te perfshije nervat kraniale.

Tetanozi neonatal

Shfaqet tek te porsalindurit qe nuk kane mbrojtje te mjaftueshme nga antitrupat e nenes dhe mund te lidhet me lindje ose kujdes te pakordonit ne kushte jo sterile.

Foshnja mund te ushqehet normalisht ne ditet e para dhe me pas te zhvilloje veshtiresi ne thithje, ngurtesim dhe spazma.

Si diagnostikohet tetanozi?

Diagnoza e tetanozit eshte klinike.

Mjeku vlereson:

  • ngurtesimin dhe spazmat tipike;
  • bllokimin e nofulles;
  • veshtiresine ne gelltitje;
  • historine e plages ose demtimit;
  • historine e vaksinimit;
  • shkaqe te tjera qe mund te japin simptoma te ngjashme.
Nuk ka nje analize gjaku qe e perjashton tetanozin.

Analizat e gjakut, kultura e plages ose gjetja e C. tetani nuk jane teste qe mund te konfirmojne ose perjashtojne ne menyre te besueshme diagnozen. Trajtimi nuk duhet vonuar duke pritur laboratorin kur paraqitja klinike eshte karakteristike.

Cfare duhet bere menjehere pas nje plage?

Per parandalimin e tetanozit, vleresimi i plages dhe historise se vaksinimit jane po aq te rendesishme.

  1. Pastroni plagen. Hiqni papastertite e dukshme me uje te paster dhe kujdes te pershtatshem per plagen.
  2. Hiqni materialin e huaj. Toke, copa druri ose material tjeter mund te kerkojne pastrim profesional.
  3. Vleresoni indin e demtuar. Indi i vdekur mund te kerkoje debridim nga profesionisti shendetesor.
  4. Kontrolloni historine e vaksinimit. Data e dozes se fundit ndryshon vendimin per vaksinen pas plages.
  5. Vleresoni nese duhet TIG. Imunoglobulina antitetanike perdoret vetem ne situata te caktuara.
Antibiotiku nuk zevendeson vaksinen ose TIG.

CDC nuk rekomandon antibiotik topik ose sistemik vetem per te parandaluar tetanozin pas nje plage. Nese plaga ka infeksion bakterial, ai trajtohet sipas infeksionit konkret.

Kur duhet vaksina e tetanozit pas nje plage?

Vendimi varet nga dy gjera:

  1. lloji i plages;
  2. historia e dozave te vaksinimit.
Historia e vaksinimit Plage e paster dhe e vogel Plage e ndotur ose e madhe
Seria baze e perfunduar dhe doza e fundit me pak se 5 vjet me pare Zakonisht nuk nevojitet doze shtese. Zakonisht nuk nevojitet doze shtese.
Seria baze e perfunduar, por doza e fundit 5-9 vjet me pare Zakonisht nuk nevojitet per plage te paster dhe te vogel. Mund te rekomandohet doze perforcuese.
Seria baze e perfunduar dhe doza e fundit 10 ose me shume vjet me pare Rekomandohet doze perforcuese sipas protokollit. Rekomandohet doze perforcuese.
Histori e panjohur, i pavaksinuar ose seri e paperfunduar Rekomandohet vaksinim. Rekomandohet vaksinim dhe mund te nevojitet edhe TIG.

Keto pragje bazohen ne udhezimin e CDC per menaxhimin e plageve. Programet kombetare mund te kene detaje te ndryshme, ndaj mjeku duhet te kontrolloje dokumentacionin tuaj te vaksinimit.

Per pyetje te pergjithshme mbi vaksinat, dozat e humbura dhe sigurine e vaksinimit tek femijet lexoni edhe vaksinimin e femijeve dhe pyetjet me te shpeshta te prinderve .

Kur perdoret imunoglobulina antitetanike – TIG?

TIG permban antitrupa qe mund te neutralizojne toksinen e tetanozit qe ende nuk eshte lidhur me nervat.

Per parandalim pas nje plage, TIG nuk rekomandohet per plage te pastra dhe te vogla.

Per plage te ndotura ose te medha, TIG mund te rekomandohet tek:

  • persona me histori vaksinimi te panjohur;
  • persona qe nuk jane vaksinuar;
  • persona qe nuk kane perfunduar serine baze;
  • persona me HIV ne situatat e percaktuara nga udhezimi;
  • persona me imunodeficience te rende.
TIG dhe vaksina nuk jane e njejta gje.

TIG jep mbrojtje pasive dhe te perkohshme. Vaksina stimulon organizmin te krijoje mbrojtje aktive afatgjate. Ne disa situata nevojiten te dyja.

Si trajtohet tetanozi?

Tetanozi i zhvilluar eshte urgjence dhe trajtohet ne spital.

Trajtimi mund te perfshije:

  • imunoglobuline antitetanike;
  • pastrim dhe debridim te plages;
  • antibiotike kunder bakterit;
  • barna per kontrollin e spazmave;
  • kontroll te dhimbjes;
  • menaxhim te tensionit dhe ritmit te zemres;
  • kujdes intensiv kur semundja eshte e rende;
  • mbeshtetje te rrugeve te frymemarrjes dhe ventilim mekanik kur nevojitet;
  • vaksinim kunder tetanozit gjate rikuperimit.

Pse TIG nuk e ndalon menjehere semundjen?

TIG mund te neutralizoje toksinen qe ende qarkullon dhe nuk eshte lidhur me nervat.

Nuk mund ta neutralizoje toksinen qe tashme eshte lidhur ne mbaresat nervore. Per kete arsye rikuperimi mund te kerkoje kohe.

Sa zgjat rikuperimi?

Tetanozi nuk eshte semundje qe largohet brenda pak ditesh.

Ne rastet e renda rikuperimi i plote mund te zgjase disa muaj.

A krijohet imunitet pasi e kalon tetanozin?

Jo ne menyre te besueshme.

Sasia e toksines e nevojshme per te shkaktuar semundje eshte aq e vogel sa mund te mos krijoje pergjigje imunitare mbrojtese.

Per kete arsye, edhe nje person qe e ka kaluar tetanozin duhet te vaksinohet.

Kalimi i tetanozit nuk zevendeson vaksinen.

Nje person mund te infektohet perseri ne te ardhmen nese nuk ka mbrojtjen e duhur nga vaksinimi.

Si parandalohet tetanozi?

Vaksinimi

Vaksinat qe mbrojne nga tetanozi permbajne anatoksinen e tetanozit dhe zakonisht jepen te kombinuara me vaksina kunder difterise dhe, ne disa formulime, pertusit.

Formulimet mund te perfshijne:

  • DTaP;
  • Tdap;
  • Td;
  • kombinime te tjera sipas programit kombetar.

Per te kuptuar komponentin e pertusit ne DTaP dhe Tdap mund te lexoni edhe pertusin ose kollen e mire .

WHO rekomandon nje seri primare dhe doza perforcuese gjate femijerise dhe adoleshences per te krijuar mbrojtje afatgjate. Orari konkret duhet ndjekur sipas programit kombetar te vaksinimit.

Kujdesi i plages

  • pastroni plaget sa me shpejt;
  • hiqni dheun dhe trupat e huaj;
  • mos lini ind te vdekur pa vleresim;
  • kerkoni mjek per plage te thella ose shpuese;
  • kerkoni vleresim per kafshimet;
  • kontrolloni kur eshte bere doza e fundit e vaksines.

Kur duhet te shkoni te mjeku pas nje plage?

Kerkohet vleresim sidomos nese:

  • plaga eshte shpuese ose e thelle;
  • ka toke, fece, peshtyme ose material te huaj;
  • eshte kafshim nga kafshe ose njeriu;
  • ka ind te vdekur;
  • eshte djegie e rende;
  • eshte frakture e hapur;
  • plaga eshte nga demtim shtypes;
  • nuk e dini kur keni bere vaksinen e fundit;
  • nuk keni perfunduar serine e vaksinimit;
  • keni imunodeficience;
  • plaga po skuqet, enjtet ose nxjerr qelb.

Pyetje te shpeshta per tetanozin

A transmetohet tetanozi nga nje person tek tjetri?

Jo. Tetanozi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Sporet hyjne ne trup zakonisht permes nje plage.

A shkaktohet tetanozi nga ndryshku?

Jo nga ndryshku vete. Rreziku vjen nga plaga, sidomos nese eshte shpuese, e thelle ose e kontaminuar.

A duhet vaksine pas cdo prerjeje?

Jo. Vendimi varet nga lloji i plages, numri i dozave te meparshme dhe koha qe ka kaluar nga doza e fundit.

Nese doza e fundit ishte para me pak se 5 vjetesh, duhet perseri vaksine?

Nese seria baze eshte perfunduar, CDC nuk rekomandon doze shtese pas plages kur vaksina e fundit eshte bere me pak se 5 vjet me pare.

A duhet antibiotik pas nje gozhde ne kembe?

Jo automatikisht per parandalimin e tetanozit. Plaga duhet pastruar dhe duhet vleresuar vaksinimi dhe nevoja per TIG. Antibiotiku mund te nevojitet nese ekziston infeksion bakterial i plages ose indikacion tjeter.

A mund ta tregoje analiza e gjakut tetanozin?

Jo. Nuk ekziston nje test laboratorik qe mund te konfirmoje ose perjashtoje ne menyre te besueshme tetanozin. Diagnoza eshte klinike.

A krijon imunitet kalimi i tetanozit?

Jo. Edhe personat qe jane sheruar nga tetanozi duhet te vaksinohen sepse semundja nuk krijon imunitet mbrojtes te besueshem.

A eshte tetanozi i sherueshem?

Mund te trajtohet, por eshte semundje serioze qe mund te kerkoje kujdes intensiv dhe ventilim mekanik. Rikuperimi mund te zgjase me muaj. Parandalimi me vaksinim eshte shume me i sigurt.

Kur duhet telefonuar urgjenca?

Per nofull te bllokuar, spazma te forta, veshtiresi ne gelltitje, veshtiresi ne frymemarrje, humbje vetedijeje ose gjendje te rende duhet kerkuar urgjence menjehere.

Burime mjekesore te perdorura per rishikimin:

Keni nje plage dhe nuk dini kur keni bere vaksinen e fundit?

Per nje pyetje jo-urgjente mund te tregoni si ndodhi demtimi, sa e thelle eshte plaga, nese kishte toke ose material tjeter dhe kur keni bere dozen e fundit te vaksines nese e dini. Per plage te thella, shpuese ose shume te ndotura kerkoni vleresim direkt. Nese ka nofull te bllokuar, spazma ose veshtiresi ne frymemarrje, kerkoni urgjence.

Bej nje pyetje
Rishikuar nga: Dr. Albana Greca , Mjeke Familjeje
Rishikimi mjekesor: Shtator 2026

Konsultohu me Dr. Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca, mjeke e familjes
Drejtimi mjekesor i PyetMjekun

Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini, MBBS, MMedScMjeke e Familjes, Mjeke e Pergjithshme, Autore dhe Studiuese Mjekesore
MBBSMMedScMjeke e Familjes20+ vjet eksperience
20+Vjet eksperience mjekesore
1,400+Pergjigje ne PyetMjekun
2013Aktive ne konsultimin online
Rreth autores

Rreth Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini eshte mjeke e familjes, mjeke e pergjithshme, autore mjekesore dhe studiuese me mbi 20 vjet eksperience. Puna e saj perfshin kujdesin paresor, parandalimin, ndjekjen e semundjeve kronike, edukimin e pacienteve dhe komunikimin mjekesor online.Ne PyetMjekun, ajo drejton permbajtjen mjekesore dhe shpjegon simptoma, analiza dhe ceshtje te zakonshme shendetesore ne nje gjuhe te qarte. Qellimi i informacionit eshte t'i ndihmoje lexuesit te kuptojne me mire shendetin e tyre dhe te dine kur duhet te kerkojne vleresim mjekesor.
"Qellimi im eshte ta shpjegoj informacionin mjekesor ashtu si do t'ia shpjegoja nje pacienti ne praktike: qarte, me kujdes dhe pa krijuar frike te panevojshme."Dr. Albana Greca
Pergjegjesite editoriale

Roli ne PyetMjekun

Shkrim mjekesor

Pergatit artikuj dhe pergjigje edukative per kujdesin paresor dhe ceshtjet e zakonshme shendetesore.

Kontroll i saktesise

Kontrollon qartesine, kufizimet dhe sigurine e informacionit para publikimit ose perditesimit.

Edukimi i pacienteve

Perkthen informacionin klinik ne shpjegime praktike qe lexuesit mund t'i kuptojne me lehte.
Formimi profesional

Edukimi dhe Kualifikimet

2000-2006

Studimet ne Mjekesi

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Shqiperi.
2008-2011

Master i Shkencave Mjekesore, MMedSc

University of Malaya, Fakulteti i Mjekesise, Malajzi, me fokus ne metodologjine e kerkimit dhe epidemiologji.
Fushat e fokusit

Temat Mjekesore

  • Kujdesi paresor dhe mjekesia e familjes
  • Parandalimi dhe kontrolli periodik
  • Semundjet kronike dhe ndjekja afatgjate
  • Diabeti, prediabeti dhe edukimi metabolik
  • Interpretimi edukativ i analizave laboratorike
  • Siguria e barnave dhe perdorimi i tyre
  • Telemjekesia dhe komunikimi me pacientet
  • Edukimi shendetesor ne gjuhen shqipe
Kerkimi shkencor

Telemjekesia ne Kujdesin Paresor

Integrating Telehealth in Primary Care: an Albanian Perspective

Dr. Albana Greca Sejdini eshte bashkeautore e nje studimi mbi perdorimin e telemjekesise ne kujdesin paresor ne Shqiperi. Studimi trajton aksesin, pengesat teknologjike, trajnimin, besimin e pacienteve, privatesine dhe kufizimet e konsultimit pa ekzaminim fizik.Shiko regjistrimin shkencor ne EGPRN
Informacion per edukimPermbajtja e publikuar nga Dr. Albana Greca ne PyetMjekun nuk zevendeson ekzaminimin, diagnozen, receten ose planin individual te trajtimit. Per urgjenca telefononi 112 ose paraqituni ne urgjencen me te afert.

Keni nje Pyetje Shendetesore?

Lexoni rregullat para dergimit. Pyetjet e pranuara mund te publikohen ne forme anonime pas moderimit manual.Lexo rregullat dhe bej pyetjen

Më ndiqni