Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HISTOPLAZMOZA

CFARE ESHTE HISTOPLAZMOZA?

Histoplazmoza eshte nje infeksion i shkaktuar nga nje mikrob i quajtur  Histoplasma capsulatum. Kjo e fundit rritet ne ato pjese te tokes ku ka nje llojshmeri te madhe vlerash ushqyese,te tilla si :jashteqitjet e shpendeve, jashteqitjet e lakuriqit te nates,etj. Tek njerezit histoplazmoza eshte nje semundje qe prek rruget e frymemarrjes(respiratore) dhe shkaktohet pikerisht nga keto spore te mikrobit Histoplasma capsulatum. Vec mushkerive(pulmoneve) kjo semundje mund te preki edhe pjese te tjera te trupit. Infektimi me i madh ndodh ne momentin qe njerezit ekspozohen ndaj ajrit te pasur me keto mikrobe ( toka e infektuar me jashteqitjet e shpendeve apo lakuriqve te nates) gjate kohes kur kemi projekte(pune) pastrimi te ambientit. Vec njerezve me kete semundje mund te infektohen edhe qente,macet,minjte,etj.

KUSH ESHTE I RRISKUAR TE PREKET NGA KJO SEMUNDJE?

Njerezit qe jetojne ne vende ku ka shume kerpudha jane me te rriskuar per te zhvilluar semundjen e histoplazmozes. Shumica e njerezve te infektuar nga mikrobi Histoplasma capsulatum nuk do te zhvillojne simptoma nese ekspozimi ndaj tij nuk ka qene shume i madh.

Rreziku i madh per ekspozimin ndaj mikrobit te histoplazmozes perfshin:

  • punetoret qe kryejne pune prishjeje ose rinovimi ndertesash ku ka nje ngarkese te larte te mikrobit pergjegjes te semundjes(vende ku ka jashteqitje shpendesh apo lakuriqesh nate).
  • kopshtaret qe perdorin jashteqitjet e shpendeve ose lakuriqeve te nates si pleh.
  • punetoret e germimit qe merren me shkuljen e pemeve qe kane qene si strehuese per keto shpend qe kemi permendur.
  • personat qe pastrojne vatrat e zjarrit,poshte oxhaqeve ne te cilat kane qene strehuar lakuriqet ose zogjte.
  • duhanpiresit prej shume kohesh dhe personat me semundje egzistuese ne mushkeri jane me te rriskuarit per te zhvilluar kompikacione nga histoplazmoza.
  • po ashtu te rriskuar per kete semundje jane edhe personat me imunitet te rene si : personat qe kane kryer transplante,pacientet me kimioterapi, etj.

SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE HISTOPLAZMOZES?

Format e lehta te semundjes se histoplazmozes nuk shkaktojne shenja apo simptoma.
Por infeksionet e renda, kur ngarkesa mikrobike ne organizem eshte shume e larte, mund te jene kercenuese per jeten.
Kur kemi shfaqjen e shenjave dhe simptomave,zakonisht ato shfaqen 3-17 dite pas ekspozimit primar me mikrobin, dhe mund te perfshijne:

  • Ethe
  • Te dridhura
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje muskulore
  • Kolle e thate
  • Dhimbje gjoksi
  • Lodhje
  • Disa njerez me histoplazmoze kane gjithashtu dhimbje kycesh dhe skuqje te lekures mbi to.
  • Njerezit qe kane nje semundje te mushkerive si emfizema, mund te zhvillojne histoplazmoze kronike.

Shenjat e histoplazmozes kronike mund te perfshijne humbje peshe dhe nje kolle te pergjakshme.
Simptomat kronike te histoplazmozes ndonjeherë imitojne ato te tuberkulozit.

SI PERHAPET KJO SEMUNDJE TEK NJEREZIT?

Menyra e perhapjes se ketij infeksioni ne popullate eshte nepermjet kerpudhave.
Kerpudhat gjenden ne te gjithe boten dhe rriten ne token qe eshte e pasuruar me jashteqitjet e lakuriqeve te nates ose te shpendeve.
Per shembull, kerpudhat jane te zakonshme rreth shtepive te vjetra te pulave, ne shpella dhe zona te tjera ku strehohen lakuriqet e nates.
Kerpudhat prodhojne spore qe mund te kalojne ne ajer nese toka punohet. Thithja e ketyre sporeve mund te shkak per zhvillimin e infeksionit.
Semundja nuk perhapet nga personi ne person po ashtu nuk merret as nga kafshet qe e kane kete semundje.

KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES!

Histoplazmoza mund te shkaktoje shume komplikacione serioze edhe tek njerezit ne dukje te shendetshem. Per foshnjat, te moshuar dhe njerezit me sistem imunitar te dobet simptomat e mundshme te semundjes jane shpesh kercenuese per jeten.

Komplikacionet e mundshme te semundjes jane:

  • Sindroma e distresit akut respirator.
    Histoplazmoza mund te demtoje mushkerite deri ne ate pike sa qeset(alveolat ne mushkeri) e ajrit fillojne te mbushen me leng(likid). Kjo parandalon shkembimin e mire te ajrit dhe mund te varferoje oksigjenin ne gjakun tuaj.
  • Probleme me zemren.
    Inflamacioni i qeskes/cipes qe rrethon zemren tuaj (perikardi) quhet perikardit. Kur lengu ne kete qese rritet, ai mund te nderhyje ne aftesine e zemres per te pompuar gjakun.
  • Insuficienca adrenale.
    Histoplazmoza mund te demtoje gjendrat tuaja mbiveshkore, te cilat prodhojne hormone qe japin udhezime per pothuajse çdo organ dhe ind ne trupin tuaj.
  • Meningjiti.
    Ne disa raste, histoplazmoza mund te shkaktoje kete inflamacion te membranave qe rrethojne trurin dhe palcen kurrizore.

TRAJTIMI MJEKSOR I SEMUNDJES?

Per disa te semure kjo semundje kalon vete pa pasur nevojen e perdorimit te medikamenteve shtese. Megjithate medikamentet antifungeale(ilacet kunder infeksioneve kerpudhore) jane shume te nevojshem per te parandaluar komplikacionet e mevonshme te semundjes. Nje nga medikamentet fungeale qe perdoren me shpeshe eshte ITRACONAZOL . Ne varesi te llojit te infeksionit qe eshte zhvilluar ne organizem dhe sistemit imunitar te personit, nje trajtim antifungeal varion nga 3 muaj ne 1 vite.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/histoplasmosis.html

https://www.cdc.gov/fungal/diseases/histoplasmosis/treatment.html#:~:text=Itraconazole%20is%20one%20type%20of,3%20months%20to%201%20year.&text=Many%20people%20will%20need%20antifungal%20treatment%20for%20histoplasmosis.

Konsultohu me Anonim