Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I HEPARIT

KANCERI I HEPARIT

Cfare eshte kanceri i heparit?

Hepari ( i cili ne komunikimin tone te perditshem njihet si melcia ) eshte organi me i madh i trupit tone , i cili peshon 3 Kg . Lokalizimi i heparit ndodhet ne kuadratin e siper te djathte abdominal , nen pulmonin e djathte dhe diafragme , mbi stomak – veshken e djathte dhe intensin .

Hepari shpesh cilesohet si laboratori kimik i trupit sepse funksionet e tij ne organizem jane te shumte ne numer . Ketu do te permendim :

  • Ndihmon ne perpunimin e elementeve ushqyese ne zorren e holle , sikunderse edhe ruajtien ( depozitimin ) e lendeve te tjera te nevojshme .
  • Prodhimin e disa prej faktoreve te kaskades se koagulimit te gjakut .
  • Sekretimin e lengut biliar , qe eshte shume i rendesishem per absorbimin e lendeve ushqyese .
  • Nder rolet me kryesore nga ana e tij eshte largimi i toksinave nga trupi .

Hepari perbehet nga disa lloje te ndryshme qelizash , e si rrjedhoje disa lloje te ndryshme tumoresh mund te formohen ne te . Disa prej tyre mund te jene beninje ( jo-kanceroze ) dhe disa te tjera malinje ( kanceroze ) . Ne pjesen me te madhe te kancereve hepatik te marre ne studim eshte pare se shume prej tyre ne fakt nuk e kane origjinen ne hepar , por jane patologji malinje te cilat jane vendosur aty si pasoje metastazave nga semundje malinje te organeve te tjera .

Sipas nje studimi te bere ne Illinois , Amerike , u vu ne dukje se ne vitin 2008 u diagnostikuan me kancer hepatik 650 persona , ku nga keto ishin 460 meshkuj dhe 190 femra . Po ashtu u pa se kanceri hepatik shfaqej tek personat me te vjeter se 60 vjec .

Cilet jane shkaktaret dhe faktoret e rrezikut per shfaqjen e kancerit hepatik?

Nje shkak i qarte per zhvillimin e kancerit hepatik nuk dihet , ka faktore te ndryshem rreziku te cilet mund te iniciojne ne shfaqjen e shpejte te kesaj patologjie .

Ketu do te permendim :

  1. Gjinia . Meshkujt jane dy here me te rriskuar ne krahasim me femrat per tu prekur nga kjo semundje .
  2. Obeziteti . Ky faktor rrit rrezikun per zhvillimin e kancerit hepatik .
  3. Historia familjare . Ketu vlen te permendet rreziku i shtuar per pacientet te cilet kane nje vella,moter/nen,baba te prekur nga kanceri hepatik .
  4. Infeksion viral . Faktori me i rrezikshem per zhvillimin e kancerit hepatik jane infeksionet virale kronike te tilla si :
    • hepatiti B
    • hepatiti C.
      Rrezikshmeria e tyre qendron edhe ne nje element tjeter qe ka te bej me rruget e transmetimit , te tilla si :
      -kontakti me gjakun e infektuar dhe – mardheniet seksuale te pambrojtura .
  5. Cirroza . Kjo patologji zhvillohet kur qelizat hepatike demtohen nga agjent te ndryshem dhe nuk mund ta rigjenerojne me veten e tyre . Nje gjendje e tille mund te vije nga : abuzimi me alkoolin , abuzimi me drogerat e ndryshme , agjent viral ose parazitar , etj .
    Rreth 5% e pacienteve qe vuajne nga cirroza jane te rriskuar te preken nga kanceri hepatik .
  6. Pirja e duhanit dhe e alkoolit . Cdo njeri prej tyre ka nje rrezik per te zhvilluar kancer hepatik , por kombinimi i tyre e rrit akoma me shume kete rrezik .
  7. Alfatoksinat : jane substanca te demshme te prodhuara nga : kikiriket , gruri, soja , arrat e bluara , misri dhe orizi .

Cilat jane simptomat e kancerit hepatik?

Ne me te shumten e rasteve kanceri hepatik nuk shfaq simptoma ne stadet e hershme . Por nese ndodhe qe kjo patologji te manifestohet me simptoma ne stadet e saj te hershme , ato mund te jene :

  1. Humbje e pashpjegueshme e peshes .
  2. Mungese te vazhdueshme te oreksit .
  3. Ndjesine e te ngopurit shume shpejte .
  4. Ndjesine e fryrjes ne hypokondrin e siperm te djatht abdominal .
  5. Dhimbje te vazhdueshme ne stomak qe ka tendencen te perhapet ne shpine dhe shpatull .
  6. Nje abdomen (bark ) i fryre .
  7. Shfaqja e ikterit ( verdhezes ) qe eshte ngjyrimi ne te verdhe i membranave mukoze dhe skleres ( te bardhes se syrit ) .

Keto patologji mund te ndodhin edhe si rrjedhoje e patologjive te tjera , prandaj duhet kontaktuar me mjekun per informim te metejshem .

Si mund ta ndalojme zhvillimin e kancerit hepatik?

Masat te cilat synojne reduktimin e ekspozimit kundrejt faktoreve te rrezikut , jane po ato masa qe reduktojne mundesine e zhvillimit te kancerit hepatik .

  1. Vaksinimi ndaj Hepatitit B.
  2. Tregoni kujdes ne zbatimin e masave mbrojtese , per te parandaluar ekspozimin ndaj Hepatitit C . Kjo realizohet duke mesuar rruget e transmetimit te infeksionit viral , te tilla si :
    • Kujdes ndaj transfuzioneve te gjakut .
    • Kryerja e mardhenieve seksuale te mbrojtura .
    • Kujdes per personat te cilat perdorin lend narkotike i/v , pasi aget duke u perdorur tek shume persona mund te perbejne nje burim per perhapjen e infeksionit .
  • Studimet kane dale ne konkluzionin se perdorimi i medikamenteve si Interferon dhe Ribavirin mund te parandalojne shfaqjen e kancerit hepatik tek pacientet e prekur nga hepatiti C
  • 4. Shmangni konsumimine alkolit .
  • 5. Shmangni pirjen e duhanit .

REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/liver-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/types/liver

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/liver-cancer/symptoms-causes/syc-20353659#:~:text=The%20most%20common%20form%20of,diaphragm%20and%20above%20your%20stomach.

https://www.nhs.uk/conditions/liver-cancer/

Konsultohu me Anonim