Cista në vezore
Përshëndetje! Jam 24 vjeç, ka disa muaj qe jam martuar. Një ditë kur u zgjova nga gjumi kisha te perziera (vjellje), mundim, kokedhimbje. Gjate diteve ne vijim më pengonin ererat e ushqimeve, tensionin e kisha shum te ulet, marramendje. Dyshova per shtatzani, por nuk ishte e mundur sepse pika e pare nuk kishim planifikuar te kemi nje femije dhe e dyta kisha vetem 1 jave qe kisha mbaruar ciklin menstrual. Durova gati 2 jave derisa fillova te kisha dhimbje ne fund te barkut dhe ne fund te shpines. I kam bere te gjitha analizat e gjakut, te gjitha dolen mire, gjithashtu edhe testin e shtatzanis e kisha bere 2 here dhe me doli negativ. Nga dhimbjet qe kisha shkova ne gjinekolog dhe bera nje kontroll me ultraze. Ne kontrollin me eho doli qe kisha dy cista ne te dy vezoret, njera me madhesi 5cm ndersa tjetra 3.5cm. Gjinekolog’ja me tha qe nuk eshte dicka e rrezikshme se cistat pelcasin vete dhe zhduken, me dha te pi kokra Duphaston 10mg (20 tableta 2×1). Kam 9 dite qe i pi rregullisht dmth me ka mbetur edhe nje dite qe t’i perfundoj, mirepo ndjej fryerje te barkut, dhimbjet pak me jane zvogeluar, por ka 3 dite qe me eshte vonuar cikli. Cfare me keshilloni te bej?
Answer ( 1 )
Pershendetje
Qetesimi I dhembjeve eshte shenje qe duphaston e ka bere punen e vet.
Vazhdoni ta merrni si ju ka rekomanduar mjeku gjinekolog, dhe merrni mephenamic acid per dhimbjet.
Ne pergjithsi periodat do ju vijne pasi te mbaroni kuren me duphaston.
Ne rast se mjeku gjinekolog ju ka rekomanduar rikontroll, atehere ribejeni.
Ne rast se jo, vazhdoni si ju keshillova me lart.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.