Dhimbje ne anen e djathte te barkut

Question

Pershendetje!

Jam nje grua ne moshen 53 vjec.

Kam dy dite qe ndjej nje dhimbje ne anen e djathte te barkut, tre gisht anash kerthizes. Nuk kam asnje simptome tjeter. Ç’mund te jete?

Çfare me keshilloni?

 

Answer ( 1 )

    0
    2022-06-13T11:15:27+00:00

    Pershendetje,

    Nese ndjeni vetem dhimbje ne anen e djathte te barkut anash kerthizes, duket si dhimbje koliti. Gjithesesi, ju duhet nje eko abdominale dhe e aparatit urogenital esell (pa ngrene e pire asgje) per te vleresuar organet e brendshme.

    Shkoni prane qendres suaj shendetsore dhe beni te gjitha analizat e check up, ne menyre qe te vleresohen funksioni baze i gjithe organeve te trupit.

    Nderkohe, me thoni nese:

    • keni crregullime me periodat?
    • keni patur diarrhe apo konstipacion (kapsllek)?
    • keni patur gazra te shtuara keto dite?
    • po probleme me stomakun a keni patur?

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer