Dua mjek gjinekolog të studioje rastin tim

Question

Jam shtatëzanë në javën e 8 e dy ditë. Jam 37 vjeç, dy vitet e fundid kam kam kaluar 2 dështime në javën e gjatë dhe javën e tetë. Kam një vajzë 8 vjeçe. Kam disa muaj që po përdor acid folik dhe së fundmi po përdor edhe magnesium dhe B6. Dua që kjo shtatëzani të jetë e shëndetshme, cfarë duhet të bëj?

Kam progesterone dhe Ultrogestone në shtëpi por nuk i përdor se dua të konsultohem me një gjinekolog. Aktualisht nuk kam shqetësime për dështim por parehati gjumi, lodhem shpejt, dhimbje kur kollitem apo kur qëndroj në këmbë .

Answer ( 1 )

    0
    2026-04-01T07:06:45+00:00

    Pershendetje,

    Se pari, me ler te te uroj per shtatzanine. Duke qene se ke kaluar 2 deshtime me pare dhe je 37 vjec, eshte shume e kuptueshme qe deshiron te besh gjithcka si duhet. Lajmi i mire eshte qe je ne nje faze ku mund te ndikosh shume pozitivisht ne ecurine e shtatzanise. Uroj qe je duke kaluar nje shtatzani te shendetshme.

    Gjeja e pare qe ju keshilloj eshte nje vizite fizike me mjekun tuaj gjinekolog, nese nuk e keni bere nje vizite deri tani duhet ta beni. Ai/ajo do vendose nese ju duhet te perdorni progesteron (te tipit Utrogestan) pasi eshte me i keshillueshmi te perdoret per te mbeshtetur shtatzanine ne javet e para. Ama, vete mos guxo ta fillosh pa vizite fizike me mjekun tuaj gjinekolog.

    Se dyti, jeni duke marre acidin folik bashke me magnez e b6, nje kombinim shume i mire per ju. Nese beni analiza gjaku, e nese dilni anemike, mund te filloni hekur. Ndersa per vitaminen D dhe omega-3 (DHA), e mira te keshilloheni fizikisht me mjekun qe ju ndjek per te vleresuar me mire gjendjen tuaj shendetsore para se ti filloni.

    Se treti, shenjat klinike qe ju pershkruani jane shume normale per shtatzanine sidomos ne fillimet e saj:

    • lodhja/pergjumja jane normale per 6-10 javet e para per shkak te rritjes se progesteronit
    • pagjumesia/gjume jo i rehatshem gjithashtu jane normale. Per kete ju keshilloj, te mos rrini shume para ekranit te televizorit apo celularit para gjumit. Vendosni nje orar te rregullt kur te flini gjume ne darke. Mund te pini nje caj kamomili (pa kafeine) para gjumit.
    • dhimbja qe ndjeni kur qendroni ne kembe apo kur kolliteni ka te beje me tendosjen e ligamenteve te mitres (terheqjen e tyre per shkak te rritjes se saj). Nje shkak tjeter mund te jene edhe shtimi i gazrave. Keto jane krejtesisht normale. Ama, nese ju shtohet dhimbje, apo e keni vetem ne nje krah e qe shoqerohet me hemoragji, atehere duhet te shkoni ne urgjence apo te kontaktoni urgjentisht me mjekun gjinekolog qe ju ndjek.

    Kini kujdes, ruajeni veten, e mundohuni te shmangni:

    • ngritjen e peshave
    • menaxhoni stresin
    • mos pini ilace pa rekomandim mjeku
    • mos pini duhan, alkool apo ndonje droge tjeter qe mund t’ju rrezikoje ju dhe bebin

    Ne lidhje me dieten e ushqimet, duhet t’i hani te gjitha llojet e ushqimeve. Ne fakt, kjo eshte e veshtire per gruan shtatzane pasi ndryshon shija. Ama, mundohuni te bindni veten qe kjo eshte gje shume e mire per ju dhe per bebin qe te jeni te shendetshem qe te dy.

    Ushqimet me proteina si veza, peshku, mishi, apo bishtajat jane shume te keshillueshme. Frutat e perimet e fresketa, produktet e qumeshtit gjithashtu, dhe konsumimi i shtuar i ujit qe te mos kaloni ne dehidrim qe mund te coje te komplikacione te tjera.

    Kujdes me ushqimet e pagatuara mire sidomos kur bie fjala per djatherat e pasterizuar, mishi i pagatuar mire. Kujdes edhe me produket me permbajtje kafeine pasi nuk lejojne zhvillim te mire te bebit.

    Te paturit ankth e shtim emocionesh ne nje shtatzani pas 2 deshtimesh eshte krejtesisht normale. Ama, jo deri ne ate pike per te filluar ilaci pasi do ndikojne jo per mire te bebi. Prandaj jane disa teknika te thjeshta qe mund t’ju ndihmojne ta kaperceni kete situate. Prsh, merrni fryme thelle sa here ju kapin mendime negative; beni ecje te shpeshta gjate dites; mundohuni te lexoni histori te bukura, te hareshme, duke shmangur ato me ndikime negative.

    Per momentin, shenjat qe referoni (lodhje, parehati, pagjumesi) jane te lidhura me shtatzanine, nuk shoh ndonje shenje negative per te dyshuar per abort.

    Gjithesesi, do ju rekomandoja konsulta te vazhdueshme me mjekun gjinekolog fizikisht.

    Ne mbetemi ketu per t’ju mbeshtetur sa here te keni nevoje.

    Duke uruar qe Zoti ta beje te mbare shtatzanine deri ne fund.

    Dr.Albana Greca

    MPF, MMedSc

Leave an answer